LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Synohet të shkatërrohet partia OBRM-PDUKM (Video)

Gruevski: Synohet të shkatërrohet partia OBRM-PDUKM (Video)

Lideri i OBRM-PDUKM-së ka dalë në konferëencë shtypi për të sqaruar rreth aludimeve për kërkesë për paraburgimin e tij dhe të shumë funksionarve të kësaj partie politike, nga ana e Prokurorisë Speciale (PSP), njofton Telegrafi Maqedoni.

”OBRM-ja është sulmuar si asnjëherë më parë, diçka që nuk ka ndodhur një ndjekje e këtillë e kundërshtarëve politik. Ata përndiqet për t’u shkatërruar partia OBRM-PDUKM, diçka që nuk ka ndodhur në histori. Bëhet fjalë për proces politik e jo juridik.

PSP-ja është bërë instrumet i ndjekejs politike, është zyrë e LSDM-së, e ka humbur besueshmërinë. PSP-ja sjell vendime pa ndonjë dëshmi juridike. Ky proces duhet të përfundojë me fund politik e jo juriridik, që është eliminimi politik dhe thyerja e OBRM-PDUKM-së.

të gjitha rastet janë kundër OBRM-së, të thehet partia, të dobësohet Maqedonia. I porositi se nuk do të na thejnë, mbetemi në bazë të shtetit. Sulmohen edhe gjykatësit dhe anëtarë të KSHZ-së, ku kanë patur mundësi për ankesa, si edhe gazetarët të frikësohen bashkë me popullin.

Inati ynë është se 11 vjet ishim në mbrojtje të interesave kombëtare të Maqedonisë që na solli në shumë trysni dhe kërcënime sepse nuk pranuan marrëveshje të dëmshme, ndryshim të emrit, identitetit, luftuam për unitaritetin e shtetit tonë”, tha Nikolla Gruevski./Telegrafi/