Mbi 10 për qind e përbërjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nga komunitetet pakicë, përfshi pjesëtarë të komunitetit serb, boshnjak, rom, kroat e të tjerë.
Përfaqësuesit e institucioneve dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës, thonë se tashmë në këtë forcë janë përmbushur standardet evropiane, për përbërjen shumëetnike të saj.
Zëvendësministri në largim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Muhamet Latifi tha për Radion Evropa e Lirë se në përbërjen e FSK-së janë të përfshira të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Sipas tij, me këtë përbërje, po zbehen edhe paragjykimet e komuniteteve që kanë ekzistuar më herët.
“Tash për tash, edhe ky paragjykim mendojmë që është tejkaluar edhe nga komuniteti serb, duke u bazuar në argumente dhe fakte që vetëm këtë vit ne kemi pasur një kampanjë të rekrutimit të komunitetit serb dhe ka pasur kërkesa për t’iu bashkuar FSK-së. Ata kanë qenë nga të gjitha pjesët e Kosovës”, tha Latifi.
Përveç numrit prej 45 pjesëtarëve nga komuniteti serb që janë pjesë e FSK-së, pritet që edhe 61 pjesëtarë tjerë, nga 1 korriku, pas përfundimit të trajnimeve, t’i bashkohen FSK-së.
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka hartuar enkas strategjinë për përfshirjen e komuniteteve pakicë në këtë institucion.
Zëvendësministri Muhamet Latifi tha se kjo strategji do të ndihmojë që sa më shumë pjesëtarë të komuniteteve të jenë pjesë e FSK-së dhe ushtrisë së ardhshme.
“Kjo strategji parasheh mbështetjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëmarrjen e tyre në FSK dhe në ushtrinë e ardhshme të Kosovës. Strategjia është nënshkruar dhe plani i veprimit është përgatitur, kështu që në muajt në vijmë ajo do të fillojë të zbatohet”, tha Latifi.
Anton Quni, ish-anëtar i Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvendin e Kosovë, tha se përfaqësimi i të gjitha komuniteteve në Forcën e Sigurisë së Kosovës është në nivelin e duhur. Sipas Qunit, komuniteti serb ka pasur dhe ka ende problem për të qenë pjesë e kësaj force.
“Flas për komunitetin serb, kanë problem me rrethin e tyre, paragjykohen nga rrethi i tyre. Ka pasur raste që edhe pasi janë inkuadruar në FSK, janë detyruar të largohen për shkak të presionit dhe paragjykimeve ndaj tyre. Por, mendoj se me kohë do të tejkalohen edhe këto”, tha Quni.
Forca e Sigurisë së Kosovës aktualisht ka mandatin e një force emergjencash dhe ngritet nën mbikëqyrjen e NATO-s. Ajo synon që në të ardhmen të shndërrohet në Forca Ushtarake të Kosovës. Por, për këtë transformim, nevojiten ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Kosovës, ku duhet të sigurohet edhe mbështetja e deputetëve serbë, të cilët deri më tani kanë qenë kategorik kundër.
Anton Quni thotë se partitë politike serbe kanë qenë dhe mbeten pengesë kur është në pyetje çështja e transformimit të FSK-së në forcë me mision ushtarak.
“Po është ndikimi i drejtpërdrejt te ata të interesuarit që mendojnë të bartin uniformën e FSK-së. Kur dëgjojnë deklarata kundër FKS-së nga deputete serbë apo nga politikëbërsitë në Beograd, natyrisht që atëherë kanë hezitime edhe vet të interesuarit”, tha Quni.
Në Kosovë, ka serbë që nuk e pranojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës. /rel/
FSK-ja është forcë shumë-etnike dhe aktualisht ka këtë përbërje të komuniteteve:
Komuniteti ashkali: 29 pjesëtarë ose 1.21%
Komuniteti boshnjak: 43 pjesëtarë ose 1.79%
Komuniteti kroat: 3 pjesëtarë ose 0.13%
Komuniteti egjiptian: 13 pjesëtarë ose 54%
Komuniteti goran: 2 pjesëtarë ose 0.08%
Komuniteti rom: 2 pjesëtarë ose 0.08%
Komuniteti serb: 45 pjesëtarë ose 1.88 %
Komuniteti turk: 49 pjesëtarë ose 2.04 %
Komuniteti maqedonas: 1 pjesëtar ose 0.04%
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën