LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit për rastet ”Sopoti” dhe ”Monstra”

Lëvizja Besa i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit për rastet ”Sopoti” dhe ”Monstra”

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja Besa konsideron se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë një gaf, për gjoja BESA qenka fajtore që nuk po zgjidhen rastet “Sopoti” dhe “Monstra”.

Prandaj, Lëvizja BESA e pyet publikisht atë se në cilin vit ndodhën këto dy raste të montuara dhe kush ishte në pushtet në atë kohë?

Në kumtesën e kësaj partie, mes tjerash thuhet se ”ne e dimë se me pleqëri fillon amnezioni, por është mirë ata që i rrinë pranë t’ia kujtojnë se gafet e këtilla nuk i bëjnë mirë as atij si politikan, e as partisë që ai përfaqëson. Nëse zbardhja e rasteve “Sopot” e “Mostra” varen nga një komision parlamentar, ky është manipulimi i radhës që


BDI-ja mundohet ta bëjë me shqiptarët. Tashmë po shihet qartë se ata qëllimisht ia paskan kanë lënë BESËS këtë komision, që kështu të kenë një alibi për gjetur një mundësi për ta akuzuar.

Prandaj nëse ajo parti mendon se këto raste varen nga ky komision, për BESËN nuk është problem që BDI-ja ta marrë edhe atë komision, siç i kanë marrë edhe komisionet e tjera pa asnjë konsultim paraprak me BESËN. Dhe, nëse përmes këtij komisioni i zgjidhin këto raste, ne do ta përshëndesim suksesin e tyre”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Besës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori