LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit shqiptarë shmangin paralelet në gjuhën maqedonase

Nxënësit shqiptarë shmangin paralelet në gjuhën maqedonase

Gjimnazet, edhe këtë vit prijnë sa i përket interesimit të semi-maturantëve për regjistrim në Shkollat e mesme. Risi për këtë vit shkollor është edhe e drejta e nxë nëse për të zgjedhur drejtimet në bazë të sistemit të Kembrixhit, që nga ky shtator për herë të parë pritet të zbatohet edhe në shkollat e mesme.

”Këtë vit është risi në drejtimet e gjimnazit për shkak se nxënësit kanë të drejtë të zgjedhin 6 drejtime, atë matematiko natyror kombinimi A dhe B, humanitaro-shoqëror kombinimi A dhe B dhe gjuhësoro-artistik kombinimi A dhe B..Ne jemi duke vijuar sipas konkursit të shpallur nga Ministria e që është me këto 6 drejtimke, nëse hiqet sistemi i Kembrixhit edhe ne do ta respektojmë atë vendim të Ministrisë – deklaroi për Alsat-M, Faruk Zeqiri, drejtor i gjimnazit “Zef Lush Marku”.


Ndërkohë në gjimnazin “Cvetan Dimov” tashmë dy vjet asnjë nxënës shqiptar nuk regjistrohet në paralelet maqedonase. Drejtori Besnik Ajeti tha se gradualisht mësimdhënësit maqedonas janë duke u larguar si tepricë teknologjike.

”Pavarësisht prej fluksit të nxënësve që do të vijnë në shkollë të regjistrohen ne jemi të hapur për të gjithë komunitet që ne i kemi këtu në shkollë. Vetëdijesimi i shqiptarëve këto dy vjet e fundit dukshëm ka ndryshuar, dy vjet me radhë nuk kemi asnjë nxënës shqiptar që regjistrohet në paralelet e gjuhës maqedonase. Punën e nxënësve për shkak të cilëve nuk do të kemi paralele, profesorët shkojnë tepricë teknologjike në Qytetin e Shkupit – tha Besnik Ajeti, drejtor i Sh.M.Q.Sh “Cvetan Dimov”.

Edhe në shkollën profesionale “Marija Kiri Skllodovska” janë qetësuar marrëdhëniet e brishta mes udhëheqësve shqiptar dhe drejtorit Lupço Celeski. Ky i fundit madje ka plotësuar të gjitha kërkesat e nxënësve dhe mësimdhënësve shqiptarë sa i përket numrit të drejtimeve në gjuhën shqipe.

”Të gjitha problemet që i kemi pasur më herët tani i kemi tejkaluar, ku sivjet planifikojmë edhe rritje të paraleleve ku shihet qartë se do të ketë ndryshim prej viteve tjera. Drejtimet të cilat i kemi pasur edhe vitet e kaluara janë teknik laboratoriko medicinal, teknik i optikës së syve, teknik i proceseve prodhuese, teknik i kimisë teknologjie si dhe drejtimin e ri që do të hapim nga shtatori , teknik medicinal ose përkëdhelës për personat e moshuar – theksoi Vedat Mustafa, zv. drejtor i SH.M.Q.SH “Marija Kiri-Skllodovska”.

Regjistrimi i semi-maturantëve për afatin e qershorit do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme ndërkohë që rezultatet do të shpallen të premte, më 30 qershor.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori