LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Me deklarata shpifëse bëhet trysni ndaj gjykatave

OBRM-PDUKM: Me deklarata shpifëse bëhet trysni ndaj gjykatave

Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja vlerëson se Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk ka asnjë dëshmi, prandaj me deklarata të rrejshme dhe shpifëse, të papërmbajtshme për një prokurori, tenton të fsheh anësinë e saj dhe joprofesionalizmin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, PSP-ja dhe garnitura qeveritare, në vazhdimësi, përmes deklaratave dhe frikësimeve bëjnë trysni ndaj gjykatës.

OBRM-PDUKM-ja thekson se anëtarët e saj janë të bindur se çdoherë i kanë respektuar dhe do t’i respektojnë ligjet dhe se koha do të tregojë se veprimet, siç thonë, të organizuara nga LSDM-ja dhe PSP-ja, janë vetëm raste të montuara politike./Telegrafi/