LAJMI I FUNDIT:

Dallku beson në rezultat pozitiv

Dallku beson në rezultat pozitiv

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, e konsideron mjaft të vështirë ndeshjen e Europa League kundër IFK Norrkoping.

Mbrojtësi veteran, i cili ka karrierë të gjatë në futbollin ndërkombëtar, kërkon nga bashkëlojtarët e tij që të jenë të kujdesshëm në ndeshjen kundër suedezëve, pasi në sfida të tilla gabimet duhet te jenë minimale. Rezultati pozitiv, pohon Dallku, nuk është i pamundur kundër skuadrës nga Suedia.


Arsim Thaçi: Kemi një kundërshtar mjaft të fortë, por kemi futbollistë që kanë luajtur në të njëjtat nivele
Lexo po ashtu Arsim Thaçi: Kemi një kundërshtar mjaft të fortë, por kemi futbollistë që kanë luajtur në të njëjtat nivele

“Normalisht se ne qysh në fillim kur kam ardhur e kam marr rolin e kapitenit në KF Prishtina, e kam ditë se do të ballafaqohem më vështirësi”.

“Natyrisht se erdhi ajo që është e pritur më shumë vite, ku shumë gjenerata kanë punuar për këtë ditë. Personalisht si kapiten i ekipit jam i kënaqur, sepse kemi punuar jashtëzakonisht mirë si nga ana taktike po ashtu edhe kemi biseduar me futbollistët dhe trajnerin që të jemi sa më shumë të përgatitur për këto ndeshje, sepse këso ndeshje janë ndeshje specifike , ku gabimet nuk lejohen,gabimet duhet të jenë sa më të vogla, kështu që gjatë gjithë kësaj kohë kemi punuar edhe në aspektin fizik edhe në aspektin mental që t’i shërbejmë lojë, t’i shërbejmë trajnerit, kundërshtarin e dimë se është, sidomos stili i lojës skandinav”.

“Unë personalisht nuk kam pasur dëshirë të ndeshem më një ekip të tillë, ky është fati ynë, ky është kundërshtari ynë, duhet të përballemi më të, dhe natyrisht se presim rezultat dhe asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë Dallku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori