LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i telefonon Vuçiqit, e uron për zgjedhjen e tij president

Thaçi i telefonon Vuçiqit, e uron për zgjedhjen e tij president

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar përmes telefonit homologun e tij, Aleksandër Vuçiq për zgjedhjen e tij si presidenti i ri i Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter dhe në Facebook, shkruan Telegrafi.


“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e urova për detyrën e re. Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Thaçi.  /Telegrafi/