LAJMI I FUNDIT:

Një delegacion ushtarak austriak viziton Maqedoninë

Një delegacion ushtarak austriak viziton Maqedoninë

Një delegacion i Forcave të Armatosura të Austrisë, i udhëhequr nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Othmar Commenda, do të qëndrojë në një vizitë dyditore në Maqedoni.

Sipas AIM-së, Commenda do të pritet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë, gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Takime do të realizohen edhe ndërmjet Othmar Commenda dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Vizitë do të bëhet edhe në kufirin greko-maqedonas, në karakollin ”Bogorodica”./Telegrafi/