LAJMI I FUNDIT:

Përfundon festivali, pjesëmarrësit lanë prapa 1,057 tonelata mbeturina (Foto)

Përfundon festivali, pjesëmarrësit lanë prapa 1,057 tonelata mbeturina (Foto)

Ka përfunduar edicioni i sivjetmë i festivalit Glastonbury, që zhvillohet në Somerset të Anglisë, e ku morën pjesë më se 200 mijë persona. Mirëpo, ata kanë lënë prapa 57 tonelata me mbeturina, që janë shumë të dëmshme për tokën, transmeton Telegrafi.

Afro 800 pastrues janë angazhuar që të kthejnë në si duhet hapësirën ku ndodhen edhe njëmijë tonelata me mbeturina të recilueshme dhe 500 mijë thasë plehra.

Rikthimi në gjendjen e mëparshme mund të zgjatë deri në gjashtë javë.


“Edukata në gjendjen më të ulët ndonjëherë. Duhet të mendohet edhe për natyrën që po dëmtohet në masë të madhe”, thuhet në raportin e një shoqate të mbrojtësve të ambientit. /Telegrafi/