LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Jemi popull solidar

Haradinaj: Jemi popull solidar

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjat vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, u shpreh se është nder të urohet Festa e Bajramit pas një muaji sakrifice.

Ai theksoi se shqiptarët janë popull solidar dhe siç tha ai, solidariteti duhet të dëshmohet çdo ditë.


“E kam për nder sot, të uroj Fitër Bajramin, Bahskësisë Islame, Myftiut tonë z. Tërnava së bashku me bashkëpunëtorë, të gjithë besimtarëve mysliman shqiptar dhe gjithë myslimanëve, këtë festë që vjen pas një muaji përkushtimi dhe sakrifice të Ramazanit dhe që e ka porosi solidaritetin e ndërsjelltë. Ne shqiptarët vërtet jemi popull solidar, por duhet po ashtu të shërbehemi me këtë porosi jo vetëm në ditë feste. Urime dhe me fat”, tha Haradinaj, gjatë vizitës në BIK, ku u prit nga kreu i këtij institucioni, myftiu Naim Tërnava.