LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia me politikë të re ndaj shteteve fqinje

Maqedonia me politikë të re ndaj shteteve fqinje

Vizita e kryeministrit Zoran Zaev në Bullgari dhe ajo e shefit të diplomacisë, Nikolla Dimitrov në Greqi, i ka dhënë shtytje të re raporteve diplomatike të Maqedonisë me këto dy shtete fqinje, me të cilat ajo ka konteste të ndryshme që nga pavarësia e saj.

Me Greqinë ka të pazgjidhur çështjen e emrit, që kontestohet nga Athina dhe me Sofjen çështjen e gjuhës, por edhe çështje tjera me identitetin dhe historinë.


Por, gatishmëria dhe mesazhet që erdhën nga këto vizita, se në raportet ndërmjettyre nuk duhet të ketë nxitje të tensioneve, apo politika të udhëhequra nga nacionalizmat, kanë ulur tensionet. Madje me Bullgarinë pritet që pas një muaji të nënshkruhet edhe marrëveshja për fqinjësi të mirë, ndërsa me Greqinë pritet rikthimi i bisedimeve për mbylljen e kontestit të emrit.

Njohësit e çështjeve politike dhe ndërkombëtare, thonë se raportet e mira me shtetet fqinje janë thelbësore në të gjithë procesin e integrimit evropian të vendit, por edhe për zhvillimin e tij dhe në të mirën e qytetarëve që kanë lidhje me këto shtete.

Mitko Gaxhovski, analist dhe profesor në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Shkup, thotë se Qeveria e re ka shumë për të mësuar nga Qeveria e kaluar se si nuk duhet të sillet me fqinjët.

Edhe Arsim Sinani, drejtues i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, thotë se raportet me fqinjët janë të rëndësishme dhe se kjo, sipas tij, u dëshmua edhe në zgjedhjet e dhjetorit kur qytetarët dënuan me votën e tyre politikën konfliktuoze të Qeverisë së Gruevskit.

Por, përveç me Bullgarinë dhe Greqinë, ekspertët thonë se Qeveria e re duhet të vendosë kontaktet edhe me qeveritë në Kosovë dhe Shqipëri,si dy shtete fqinje shumë të rëndësishme edhe për faktin se një përqindje e madhe e popullsisë në Maqedoni është shqiptare. Me këto dy vende Maqedonia nuk ka konteste, por raportet duhet të zhvillohen në të gjitha sferat.

Ekspertët e konsiderojnëtë gabuar vlerësimin e qeverisë së re se duhet të ketë qasje neutrale ndaj anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Sipas tyre, qeveria e re duhet në këtë rast të ndjekë shembullin e qeverisë së kaluar e cila kishte votuar për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori