Në Kosovën Lindore po vazhdon të mbizotërojë situatë e rëndë për banorët shqiptarë, të cilët diskriminohen nga shteti serb. Në Medvegjë, pothuajse është realizuar spastrimi etnik, kurse, në Bujanoc mund të rrezikohet bërthama kombëtare shqiptare.
Banorët e Luginës përballen me vështirësi në arsim dhe zhvillim të ekonomisë, derisa të rinjtë lëshojnë vendin për shkak se nuk mund të gjejnë punë. Në krejt këtë situatë nuk mjaftojnë vetëm përkrahja deklarative por nevojitet projekt i veçantë nga autoritetet në Kosovës dhe Shqipëri.
Kështu theksoi në një intervistë për KosovaPress, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili tha se problemet e shkaktuara në aspektin ekonomik dhe problemet e shumta në sferën e arsimit janë ato që e rëndojnë situatën, duke shkaktuar largimin, sidomos të kuadrove të reja drejt vendeve të BE-së.
Ai ka kritikuar autoritetet e Kosovës dhe të Shqipërisë që nuk po i qasen në mënyrë efikase dhe pragmatike Luginës.
Sipas kryetarit Kamberi nuk mjafton vetëm përkrahja deklarative, por nevojitet projekt i veçantë.
“Në tërësi mund të themi se shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të mbeten një popullatë e diskriminuar, një popullatë e cila nuk e ka përkujdesjen e Beogradit zyrtar ndaj nesh, nuk respektohen standardet, mos të flasim ato të BE-së, ku pretendon Serbia të jetë pjesë, por nuk respektohen as standardet e brendshme. Mjerisht nuk kemi një qasje më pragmatike, një qasje më efikase, as të autoriteteve të Kosovës e as të Shqipërisë. Mendoj se jemi në kohën që nuk mjafton vetëm përkrahja deklarative. Andaj, nevojitet një program i veçantë qoftë i Qeverisë së Prishtinës dhe asaj të Tiranës që me projektet të caktuara ta ndihmojnë Luginën e Preshevës. Ne kemi situatën në Medvegjë gati se është realizuar një spastrim etnik, ndërkohë që në Bujanoc balancat etnike janë pak më të përafërta që mund të rrezikohet bërthama kombëtare shqiptare”, theksoi ai.
Kamberi theksoi se largimi i rinisë e bënë që Lugina e Preshevës të mos ketë perspektivë. Sipas tij, në tërësisë proceset në të cilat gjendet Ballkani Perëndimor është me rëndësi vazhdimi i dialogut në Bruksel për njohjen e diplomave të të rinjve, të cilët i kanë përfunduar studimet në universitetet e Kosovës.
Kamberi ka përmendur edhe barrierat që po iu bëjnë autoritetet e Serbisë bizneseve të madha kosovare për të investuar në Luginë të Preshevës. Po ashtu, thotë se kur në proceset e privatizimit të ish ndërmarrjeve shtetërore paraqiten shqiptarët drejtpërdrejt refuzohen apo ndaj tyre udhëhiqet një fushatë e egër.
“Pengesat e shumta që ekzistojnë në bashkëpunim në mes bizneseve tona lokale dhe bizneseve të Kosovës dhe pamundësinë që bizneset e forta të Kosovës të investojnë atje për të krijuar një perspektive… Çështja kryesore është se Serbia refuzon që të sigurohet një participim adekuat të shqiptarëve në institucionet publike…. Është pamundësia e bizneseve të mëdha të Kosovës për barrierat, të cilat i kanë në raport me Serbinë. Ndryshe është situata këtu në Kosovë, sepse Kosova është më pragmatike dhe fleksibile në lejimin e bizneseve të Serbisë që të shtrihen në Kosovë, ndërkohë që atje( në Serbi) e kemi të kundërtën, të ndaluar. Shpesh herë kur proceset e privatizimit të ish ndërmarrjeve shtetërore kur paraqiten shqiptarët drejtpërdrejt refuzohen apo ndaj tyre udhëhiqet një fushatë negative”, theksoi Kamberi.
Ai ka veçuar se ka një situatë të brishtë të klimës biznesore në Luginë, edhe pse sipas tij, bizneset janë në rimëkëmbje.
“Bizneset e tona akoma janë në një situate të brishtë, ato kanë filluar të forcohen, ka disa prej tyre që janë të konsoliduara, megjithatë, atyre u nevojitet edhe treg dhe partneritet, duke pasur parasysh afërsinë tonë gjeografike dhe lidhjeve tona që i kemi me Kosovën. Andaj, ky partneritet është më i natyrshëm dhe më i suksesshëm dhe besojmë që të ndërtohet këtu me bizneset në Kosovë dhe pse jo edhe me ato në Shqipëri, në mënyrë që ato biznese që janë atje (në Luginë) të forcohen, të hapim edhe të reja, por që të kemi edhe prezencën e Kosovës në Luginë të Prishtinës”, theksoi kryetari i Bujanocit.
Ndër problemet tjera në këtë trevë është edhe shkalla e lartë e papunësisë. Komuna e Bujanocit ka diku rreth 5 mijë banorë të evidentuar për të kërkuar punë në Entin e Punësimit. Kryetari i Bujanocit tha se shkalla e papunësisë në Preshevë është edhe më e lartë./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë