LAJMI I FUNDIT:

AAK publikon ofertën që i kishte bërë VV-së, duke i dhënë postin e kryeministrit (Dokument)

AAK publikon ofertën që i kishte bërë VV-së, duke i dhënë postin e kryeministrit (Dokument)

Anëtari i Kryesisë dhe kryetari i Degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka publikuar ofertën e AAK-së për Vetëvendosjen, në përpjekjet për krijimin e marrëveshjes parazgjedhore në mes bllokut opozitar, AAK-VV-NISMA, e ku do të përfshihej edhe shoqëria civile.

Arifi, duke publikuar faksimilen e tekstit të marrëveshjes në Facebook, ka thënë se AAK kurrë nuk insistoi për postin e kryeministrit, por kjo VV-së nuk i mjaftoi, transmeton Telegrafi


“Kjo është oferta e AAK për VV e të cilën VV e refuzoi vitin e kaluar. Ne kurrë nuk insistuam për postin e Kryeministrit por as kjo atyre nuk ju mjaftoj. Ata donin FER të ri!!! Është në kundërshtim me të gjitha ligjet e natyrës që AAK të shkrihet në parti si VV ? . Ishte verbëri politike të pritej diçka e tillë nga lidershipi i VV”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Për ofertën e AAK-së, ka folur edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai gjatë një interviste për RTV21, ka thënë se  i kishte ofruar Vetëvendosjes kryeministrin para zgjedhjeve. “Nuk kanë deshtë me marr. E kemi marrëveshjen me shkrim…gjashtë muaj para zgjedhjeve Vetëvendosja e ka pas në tavolinë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori