LAJMI I FUNDIT:

Deklaratat e Albin Kurtit alarmojnë zyrën e Marko Gjuriqit

Deklaratat e Albin Kurtit alarmojnë zyrën e Marko Gjuriqit

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Serbi, ka deklaruar sot se “nuk do të realizohet ëndrra e Albin Kurtit- kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, që ta shohë Kosovën të bashkuar me Shqipërinë”.

“Garanci për mos realizimin e ëndrrës së tillë është populli serb, sepse Kosova dhe Metohia është krahinë e Serbisë”, thuhet në kumtesën e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, e cila udhëhiqet nga Marko Gjuriq.

Siç thuhet në kumtesë, të cilën e transmeton Tanjugu, “njeriu (Kurti) që pretendon të udhëheq Kosovën, nuk do të duhej t’i lejonte vetës të bëjë deklarata të papërgjegjshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan, sepse një gjë e tillë do të shkaktonte kthimin e rajonit në një gjendje jo stabiliteti dhe konflikti”, transmeton Telegrafi


“Në qoftë se Kurti vërtetë mendon ashtu siç propozon, atëherë ai nuk mund të jetë alternativë e arsyeshme e të ashtuquajturit ‘koalicion i luftës’  në Kosovë dhe Metohi, sepse ai që  paralajmëron se do të angazhohet për bashkimin e Kosovës me një shtet tjetër, është një promovues i hapur i konfliktit”, thuhet në kumtesë.

Agjencia serbe e lajmeve citon se “themeluesi i Lëvizjes  Vetëvendosje dhe kandidati për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ‘bashkimi i Kosovës me Shqipërinë’ do të mbetet njëri nga qëllimet kryesore të tij”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori