LAJMI I FUNDIT:

“Juventusi më mashtroi se nuk më bleu traktorin e premtuar”

“Juventusi më mashtroi se nuk më bleu traktorin e premtuar”

Talenti i Juventusit, Moise Kean në sezonin që shkoi hyri në historinë e Serisë A si lojtari i parë i lindur pas vitit 2000 që aktivizohet në këtë kampionat.

Kean debutoi ndaj Genoas ku Allegri i besoi disa minuta lojë. Ai në mediat italiane konsiderohet si një talent premtues dhe me shumë perspektivë, por ‘Zonja e Vjetër’ rrezikon ta humbasë atë për një arsye shumë të çuditshme.


Është babai i futbollistit që akuzon Juventusit se nuk ka mbajtur premtimin, për t’i blerë një traktor dhe pajisje tjera bujqësore pasi sipas tij këto kanë qenë pjesë e marëveshjes kur ai firmosi për Juventusin. Babai i futbollistit, Biorou Kean ka një fermë të madhe në Bregun e Fildishtë, vendin e prejardhjes së tyre.

Ata më premtuan pajisje bujqësore në Bregun e Fildishtë. Atje kam disa hektarë tokë të mbjell me oriz dhe misër. Fillimisht më thanë se nuk ka problem, por më pas më morën ne telefon zyrtarët klubit italian dhe më thanë se nuk mund ta plotësonin këtë pjesë të marrëveshjes”, tha babai i lojtarit. /Telegrafi/