Një i moshuar është gjendur i vdekur në dhomën e një hoteli në qytetin e Fierit. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë vendore, ndërsa të njëjtat burime cituan se ekspertët e kriminalistikës që shkuan në vendngjarje për zbardhjen e kësaj ngjarjeje ende nuk kanë përcaktuar shkaqet e vdekjes, nëse kanë qenë natyrale apo e stimuluar.
Paraprakisht, policia thotë se ditën e diel, rreth orës 09:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, në dhomën e një hoteli është gjetur i pajetë shtetasi R.S., 80 vjeç, banues në fshatin Dërmenas të Fierit. Burimet nga hetimi bëjnë me dije se i moshuari dyshohet se ka shkuar mbrëmjen e së shtunës në një nga hotelet që ndodhen në lagjen “Apollonia”.
Po ashtu, hetimet kanë ngritur dyshime se i moshuari ka hyrë në hotel së bashku me një grua rreth të pesëdhjetave. Pasi ka bërë pagesën e dhomës, ai dhe gruaja e paidentifikuar ende, kanë hyrë në dhomë dhe që nga ai çast, që mendohet të ketë qenë ora 19:00, i moshuari nuk ka dalë më.
Të dielën në mëngjes, kur pastruesja e hotelit ka hapur derën për të pastruar, ka gjetur në dhomë vetëm 80- vjeçarin, i cili nuk paraqiste shenja jete. Ende nuk dihet se si ka ndodhur vdekja e tij, por paraprakisht policia dyshon se ka ardhur nga ataku kardiak.
Ndërkohë dyshohet se gruaja që ka zgjedhur të kalojë natën me të moshuarin, nuk është identifikuar ende, pasi ajo mendohet të jetë larguar nga hoteli sapo ka vënë re gjendjen e rënduar të të moshuarit. Frika e zbulimit të lidhjes dyshohet se e ka detyruar gruan të largohet nga hoteli fshehurazi.
Policia ndërkohë në bashkëpunim me ekspertë të kriminalistikës kanë dërguar te mjekët ligjorë trupin e pajetë të të moshuarit për kryerjen e ekzaminimeve të rastit.
Nuk përjashtohet mundësia që të kenë qenë stimulantët ata që mund ta kenë çuar drejt fundit fatal 80- vjeçarin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'