LAJMI I FUNDIT:

Haziri i përgjigjet ftesës së VV-së për bisedime: Nuk jemi në proces urgjent

Haziri i përgjigjet ftesës së VV-së për bisedime: Nuk jemi në proces urgjent
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas ftesës që Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës, për takim për bisedime rreth formimit të qeverisë së re, para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk ekziston nevoja urgjente për një takim të shpejtë mes dy partive.

Por, ai ka theksuar se LDK dhe VV kanë gjëra të përbashkëta, dhe nuk e ka përjashtuar se mes dy partive mund të ndodhë një takim.

“Nuk jemi në proces urgjent, apo një proces që imponon rrethana që të takohemi shumë shpejt apo menjëherë”, ka thënë Haziri për RTK.

“LDK e ka rolin kryesor në ndërtimin e institucioneve edhe tash, sikur që e ka pasur tash e 27 vjet”, është shprehur ai.


“Ne jemi partia pa të cilën nuk mund të qeveriset, partia pa të cilën nuk mund të ndërtohet dhe të vazhdohet të ndërtohet procesi institucional i republikës sonë”, ka thënë Haziri.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Kalo në kategori