LAJMI I FUNDIT:

Lakers transferon Brook Lopezin

Lakers transferon Brook Lopezin
Bulls Nets Basketball

Skuadra e dytë më e trofeshme në histori të NBA-së, Los Angeles Lakers, e cila në kohët e fundit është në krizë për nga suksesi, sërish dëshiron të “ringjallet”.

Hapi i parë erdhi duke shkëmbyer qendrën gjigante të Brooklyn Netsit, Brook Lopez, ndërsa te skuadra e New Yorkut shkuan lojtarët D’Angelo Russell dhe Timofey Mozgov, kurse Nets gjithashtu dha të drejtën e draftit në pozitën 27.


Ky shkëmbim është bërë edhe për ta krijuar buxhetin e skuadrës për dy super yje si LeBron James e Paul George, që po përfliten shumë për një kalim te Lakers nga mediat amerikane.