LAJMI I FUNDIT:

Audi RS6 mbështillet që të duket si makina nga filmi komedi (Video)

Audi RS6 mbështillet që të duket si makina nga filmi komedi (Video)

Gjatë një shfaqje veturash në Amsterdam të Holandës, është paraqitur edhe një Audi RS6, që ngjante sikur makina nga filmi Dumb and Dumber.

Në modelin Avant ishin vendosur shtresat me gëzof, që e kanë kthyer të dukej sikur automjeti në formë qeni në komedinë e famshme të vitit 1994, transmeton Telegrafi.


Pos që janë fotografuar, shumë njerëz kanë dashur që ta prekin shkaku i materialit të butë që e mbështillte.

Përkundër makinës nga filmi, që shëtiste nëpër Shtete e Bashkuara, ky Audi do të bëjë xhiro nëpër vende të ndryshme të Evropës. /Telegrafi/