Njësia e Forcës së Sigurisë së Kosovës është kthyer nga stërvitja ndërkombëtare “Combined Resolve VIII”, e cila është mbajtur në Gjermani. Pjesëmarrja është realizuar me ftesë nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe në saje të bashkëpunimit bilateral me SHBA-të.
Ushtrimin Fushor i NATO-s “Combined Resolve VIII’’ (Zgjidhja e Kombinuar -VIII) është mbajtur në bazën e Ushtrisë së SHBA-ve për Evropë në Hohenfels të Gjermanisë, nga data 24 maj–16 qershor 2017.
Bartës kryesor të ushtrimit kanë qenë forcat ushtarake amerikane me anëtarët tjerë të NATO-s dhe partnerët me pjesëtarë nga shtetet e ndryshme si nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Rumania, Hungaria, Ukraina, Italia, Norvegjia, Finlanda etj.
Në ushtrim janë kryer manovra ushtarake me forca të kombinuara në nivel brigade si operacione të mbrojtjes, sulmit dhe mbijetesës.
Kontingjenti i FSK-së ka qenë i përbërë nga 12 pjesëtarë, të integruar si pjesë e Batalionit Xhenier të Brigadës 588 të ushtrisë së SHBA-ve.
“Në këtë ushtrim pjesëtarët e FSK-së kanë treguar nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi në kryerjen e detyre, duke treguar shkathtësi të koordinimit dhe ndërveprimit me pjesëtarë të ushtrive tjera pjesëmarrëse si: bashkëpunimi dhe koordinimi me forcat ushtarake të Shqipërisë, me ushtarët e njësive amerikane dhe ato pjesëmarrëse nga shtetet tjera për operim të përbashkët. Gjatë ushtrimit janë demonstruar patrullimet ushtarake në zonat e luftës me forcat mike amerikane, pastrimi i rrugëve nga mjetet e rrezikshme, komunikimi përmes radiove tipit HARRIS si dhe operimi i ekipeve të EOD-së (Për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera)”, thuhet në njoftim.
Për kryerjen me sukses i të gjitha misioneve që ju kanë dhënë kontingjentit të FSK-së, ajo është lavdëruar nga Komandantit i Batalionit Xhenier të Brigadës 588 të ushtrisë së SHBA-ve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qytetarët bëjnë thirrje për protestë për aksidentin ku humbi jetën një 22-vjeçare në Shkup
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt
VLEN: Mbështesim fuqishëm qytetarët tanë në bojkotin e sotshëm, stop fitimit në kurriz të popullit
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?