LAJMI I FUNDIT:

PE: Maqedonia të miratojë mbrojtje ligjore për komunitetin LGBT

PE: Maqedonia të miratojë mbrojtje ligjore për komunitetin LGBT

Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar tre raporte vjetore për kandidatët e mundshëm për anëtarësim në BE, raporte që kanë të bëjnë me gjendjen me të drejtat e komunitetit LGBT në Maqedoni, Kosovë dhe Serbi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë, PE-ja i udhëzon këto vende që të punojnë në drejtim të përmirësimit të pozitës së komunitetit LGBT. Në lidhje me Maqedoninë, PE-ja thekson se vendi duhet të miratojë mbrojtje ligjore nga diskriminimi sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Posaçërisht duhet t’i kushtohet vëmendje diskriminimit në punësim në bazë të orientimit seksual. Njiherit PE-ja shpreh shqetësimin që mostoleranca, diskriminimi dhe sulmet ndaj komunitetit LGBT vazhdon në Maqedoni./Telegrafi/