LAJMI I FUNDIT:

Perin afër Milanit

Perin afër Milanit

Milani besohet se është afër transferimit të portierit të Genoas, Mattia Perin.

Rossonerët janë në nevojë të një portieri të ri pasi Donnarumma ka vendosur të mos rinovojë me klubin nga San Siro.


Drejtorët e klubit Rossoner tashmë janë takuar me agjentin e Perinit dhe Tuttomercatoëeb beson se marrëveshja është afër finalizimit.

Lajmet e fundit rreth Milanit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

Genoa do të pranojë 15 milionë euro për italianin, por marrëveshja është e strukturuar duke parë se portieri i ka anomali lëndimet.

Genoa do të ketë shtatë milionë euro të garantuara me të tjera 8 milionë që do të paguhen varësisht prej performancave.

/Telegrafi/