LAJMI I FUNDIT:

Javë e nxehtë diplomatike për Maqedoninë, vijnë Hahn dhe Priebe

Javë e nxehtë diplomatike për Maqedoninë, vijnë Hahn dhe Priebe

Johannes Hahn dhe Reinhardt Pribe do të qëndrojnë në Maqedoni gjatë javës së ardhshme, kështu kumton Qeveria e re e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për takime intenzive të Johannes Hahn dhe Reinhard Priebe me të gjithë faktorët politikë në Maqedoni me të cilët do të diskutohet orientimi i vendit për tu anëtarësuar në BE dhe NATO. Priebe do të vijë të sigurohet se janë duke u respektuar reformat në vend, sipas raportit që mban mbiemrin e tij.


Hahn do të jetë edhe në mbledhjen e hapur të qeverisë.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për eurointegrime, Bujar Osmani tha se vendi është duke u përgatitur për reforma agresive në vend që në gjashtë muajt e ardhshëm të merret rekomandim pa kushte nga Komisioni Evropian. /Telegrafi/