LAJMI I FUNDIT:

Abramovich ia plotëson dëshirën Contes, i ofron 285 milionë euro për transferime

Abramovich ia plotëson dëshirën Contes, i ofron 285 milionë euro për transferime

Mes Antonio Contes dhe Chelseat nuk duket të ketë asnjë krizë.

Zërat se mes teknikut të “Bluve të Londrës” dhe numrit një të klubit anglez,Roman Abramovich ka pasur një përplasje për shkak të mesazhit të dërguar në drejtim të sulmuesit Diego Costa, janë të pavërteta.

Aludimet shkuan deri në atë pikë, sa u përfol edhe për një largim të mundshëm të Contes, nga stoli i kampionëve të Anglisë.


Sipas mediave britanike, manjati rus, po përgatit një super buxhet prej 285 milionë eurosh, për ti plotësuar teknikut Italian dëshirat e tij në lidhje me transferimin e disa futbollistëve të rëndësishëm.

Në listën e Antonio Conte-s është mesfushori Marco Verrati, ku në garë për të pasur në dispozicion shërbimet e tij është edhe Barcelona.

Tek ish-skuadra që ai ka drejtuar, dy janë objektivat, për repartin e prapavijës. Alex Sandro dhe Leonardo Bonnuci. Për brazilianin janë ofruar 60 milionë euro, shifër të cilën e ka konfirmuar dhe drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve Beppe Marotta, ndërkohë për Bonuccin, një element shumë i rëndësishëm për Juventusin, por jo i pa-shitshëm, oferta e bërë  është 55 milionë eurove.

Në listë janë Timoete Bakayoko dhe Romelu Lukaku, me këtë të fundit që pritet të zërë vendin e të pa dëshiruarit Diego Costa.

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Ylli i Barcelonës e pranon se bëri të pamundurën që ta bind Williamsin t’i bashkohet atyre

Ylli i Barcelonës e pranon se bëri të pamundurën që ta bind Williamsin t’i bashkohet atyre

La Liga
Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Ligat tjera
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Kalo në kategori