LAJMI I FUNDIT:

Gjuha shqipe sërish në plan të dytë, shumica parlamentare as që e diskuton (Video)

Gjuha shqipe sërish në plan të dytë, shumica parlamentare as që e diskuton (Video)

Ligji për gjuhën shqipe ishte ndër pikat e para gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa duket sikur këto ditë është harruar nga shumica parlamentare. Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, kur prezantoi programin e BDI-së tha se do të angazhohen që deri në fund të zyrtarizojnë gjuhën shqipe.

“Jo vetëm sa zgjatë fushata, por në vazhdimësi, ky program të jetë edhe platforma jonë. Në mënyrë të veçantë, pjesa sa i përket gjuhës”, tha Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.

Kështu fliste deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, kur prezantoi platformën e partisë së tij në fushatën parazgjedhore… E kështu flet sot, kur ndryshimet në ligjin për gjuhën shqipe duhet të hynë në procedura parlamentare.


Ndryshimet në ligjin për gjuhët “ishte” pika e parë e Deklaratës së Përbashkët të partive shqiptare, dhe u tha se ato do të bëhen sapo të konstituohet kuvendi. Disa politikanë shqiptarë thonin se ndryshimet në ligjin për gjuhët do të votohen, edhe para se të votohet qeveria.

Gati gjashtë muaj më vonë, deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, habitet kur pyetet nga TV21, se a ka nis diskutimet shumica parlamentare për ndryshimet ligjore në ligjin për gjuhët.

Rilindja me Besë po pret zgjidhje nga shumica parlamentare. Deputeti i këtij koalicioni, Fadil Zendeli thotë se grupi i tij parlamentar ka gati propozimin për ndryshimet në këtë ligj, por fillimisht duhet parë se çka ofron shumica parlamentare.

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe zuri vend të rëndësishëm në fushatat e partive shqiptare, ndërsa LSDM-ja premtoi avansim të përdorimit të shqipes në institucione.

OBRM-PDUKM zhvilloi fushatë të ashpër kundër zyrtarizimit të shqipes në tërë Maqedoninë, e partitë shqiptare e refuzuan draft-ligjin e LSDM-së dhe bënë të vetin.

Në takimin e fundit mes Ahmetit dhe Selës, ky i fundit deklaroi se ligj për gjuhën shqipe do të propozojnë partitë shqiptare, e jo LSDM.

BDI paralajmëroi se pas ndryshimet në ligjin për gjuhë, do të formohet edhe një organ mbikëqyrës, që do të sigurojë përdorim të drejtë të shqipes.

Në trend Lajme

Më shumë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë

"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Lajme
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Drejtësi
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Kalo në kategori