LAJMI I FUNDIT:

Shkarkimi i Zvërlevskit, të hënën në Kuvend

Shkarkimi i Zvërlevskit, të hënën në Kuvend

Propozimi i qeverisë për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm republikan Marko Zvërlevski ende nuk ka arritur në Kuvend. Pritet që kërkesa për shkarkim të mbërrijë të hënën dhe në marrëveshje mes partive të vihet në votim. Ekspertët ligjor besojnë se prokurori i ri publik duhet të jetë një profesionist i cili do ti mbrojë interesat e qytetarëve dhe jo të politikanëve.

Parlamenti, mund ta shkarkojë Marko Zvërlevskin me 61 vota. Pasi ti përfundojë funksioni, në prokurori do ta trashëgojë ish ministri i BDI-së Xhelal Bajrami. Procedura për Prokuror të ri shtetëror shkon ashtu që, Kuvendi me propozim të qeverisë publikon shpallje. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë nga data e shpalljes.

Xhelal Bajrami do ta zëvendësojë Marko Zvërlevskin?
Lexo po ashtu Xhelal Bajrami do ta zëvendësojë Marko Zvërlevskin?

Pasi të përfundojë shpallja, Këshilli i prokurorëve brenda 15 ditëve duhet të japë një opinion mbi kandidatët e paraqitur. Nëse nuk prononcohen, kanë edhe 15 ditë shtesë. Nëse edhe në këtë periudhë nuk ka asnjë vendim do të konsiderohet se mendimi është pozitiv.

Por në qoftë se Këshilli i Prokurorëve jep një opinion negativ mbi kandidatët, shpallja për përzgjedhjen e prokurorit të ri do të përsëritet. Në lojë për postin e Zvërlevskit, janë profesorë universitarë, avokatë dhe prokurorë. Së fundmi në rrjetet sociale u paraqit një peticion për të mbështetur Fatime Fetain në postin e prokurores republikane.

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Vdes avokuesi i të drejtave të njeriut, Agim Vatovci

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori