LAJMI I FUNDIT:

Xhelal Bajrami do ta zëvendësojë Marko Zvërlevskin?

Xhelal Bajrami do ta zëvendësojë Marko Zvërlevskin?

Këshilli i Prokurorëve Publik nga informacione të pakonfirmuara ka pranuar propozimin e qeverisë për shkarkimin e prokurorit Marko Zvërlevski. Ndërsa nëse Këshilli nuk sjell vendim zyrtar në afat prej 15 ditësh, do të llogaritet se propozimi i qeverisë është pozitiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Derisa po bëhet presion i madh që Zvërlevski të zëvendësohet, sipas Faktor, deri në zgjedhjen e prokurorit të ri detyrën do ta kryejë Xhelal Bajrami, i cili më herët ishte zv.ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në kohën kur ndodhi vrasja në liqenin e Smillkovës.


Bajrami gjithashtu ka qenë zv.ministër në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa edhe pse pa përvojë në punën e prokurorisë, Këshilli i Prokurorëve do ta zgjedh atë për shkak të parimit të përfaqësimit të drejtë./Telegrafi/