Pushteti dhe politika vazhdojnë të shihen si mundësia më e lehtë për pasurim të shpejtë në Kosovë.
Politikanët, vazhdojnë të mbeten ndër njerëzit më të pasur në Kosovë, përderisa, nuk ka një mundësi ligjore për hetimin dhe vërtetimin e pasurisë së tyre.
Kjo gjendje, ka bërë që politika të jetë profesioni më fitimprurës në vend, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile, pas publikimit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit.
Numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë që kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit është 4,496 . Sipas deklarimeve, të ardhurat vjetore të deputetëve kalojnë shifrën më se 20 mijë euro, të ministrave më se 13 mijë, pa përfshirë përfitimet tjera, më shumë se 30 mijë euro të udhëheqësve të ndërmarrjeve publike, kurse në 40 mijë euro pagë vjetore marrin udhëheqës të institucioneve publike.
Pasuria e tyre mund të jetë edhe më lartë sesa që është deklaruar, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, duke ngritur dyshime se zyrtarët e lartë të institucioneve mund të kenë mjete financiare dhe pasuri të paluajtshme edhe jashtë territorit të Kosovës.
Në një vend ku papunësia e popullatës llogaritet në 28 për qind, kurse varfëria në shkallën prej 23 për qind, sipas tyre, ky fakt do të duhej të shihej si shumë shqetësues.
Arton Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thotë se edhe gjatë këtij viti është rritur numri i milionerëve në Kosovë dhe këtu rritet dyshimi se pasuria e zyrtarëve të lartë është e paligjshme.
Ai thotë se më shumë se 60 për qind e zyrtarëve të lartë, konsiderohen milionerë.
“Me një matematikë të thjeshtë, i bie që edhe nëse për 20 vjet këta zyrtarë do të kishin punuar me këtë rrogë që marrin sot dhe do të kursenin pagën komplet, prapë do të ishte e pamundur të kenë rreth 30 përqindëshin e kësaj pasurie që e kanë deklaruar”.
“Në kuadër të kësaj, disa zyrtarë mund të kenë pasuri të paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paarsyetueshme”, vlerëson Demhasaj.
Edhe Jeton Zulfaj, drejtor i programeve në Lëvizjen “Fol”, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, konsideron se mënyra e deklarimit dhe menaxhimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë nuk është prezantim real i pasurisë së tyre.
Megjithatë, Zulfaj shprehet se paga e zyrtarëve të lartë të institucioneve,është disa herë më e madhe se sa paga mesatare në Kosovë, por edhe pasuria e tyre nuk justifikohet me pagat e që marrin.
E gjithë pasuria e tyre, e krijuar në mënyrë të shpejtë, sipas tij, është krijuar me tenderë publik, në bashkëveprim me biznese të ndryshme dhe me shitjen e pronave shtetërore, ku në disa raste janë bërë aksionarë.
“Për ne është shqetësim se si asnjë institucion, në këtë rast po flas për Prokurorinë, nuk e ka mundësinë që ta hetojë pasurinë e pajustifikueshme. Dhe, ne çdo ditë shohim, sepse Kosova është vend i vogël, dhe vërejmë se si persona të caktuar krijojnë pasuri shumë shpejt dhe të shumtë dhe asnjë prokuror nuk heton këtë pasuri”, shprehet Zulfaj.
Në anën tjetër, Arton Demhasaj, vlerëson se vetë zyrtarët që mbajnë funksione publike, me qëllim nuk po krijojnë mekanizma ligjorë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar.
“E gjithë kjo nuk po bëhet për arsye se nëse këta zyrtarë lejojnë të ndodhë diçka e tillë, fillimisht pasuria e tyre do të cenohet dhe do të bëhet objekt i shqyrtimit. Dhe për këtë arsye këta nuk pranojnë të ketë bazë të tillë ligjore që ia kanos pasurinë e tyre”, thekson Demhasaj.
Ndryshe, sipas shoqërisë civile, disa nga ministrat, deputetët, por edhe zyrtarë të lartë në nivel lokal dhe qendror, nuk kanë bërë asnjë punë tjetër para kësaj pozite, që do të thotë se të ardhurat e tyre shumë lehtë mund të verifikohen, për të krahasuar me vlerën e shtëpive, banesave, tokave dhe veturave luksoze që deklarojnë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A