LAJMI I FUNDIT:

Këto janë emrat tjerë në poste qeveritare, kthehet Jani Makraduli dhe Kire Naumov

Këto janë emrat tjerë në poste qeveritare, kthehet Jani Makraduli dhe Kire Naumov

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Jani Makraduli, kthehet në politikë në rolin e zëvendës ministrit për mjedis jetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni

Ministri teknik për punë të brendshme i cili e nisi procedurën për përgjegjësinë ligjore të drejtorit të Shërbimit të sigurisë Mitko Çavkov,  Agim Nuhiu mbetet në MPB në rolin e zëvendës ministrit.


Kire Naumov, ministri i financave në qeverinë për implementimin e zgjedhjeve zhvendoset në ministrinë e ekonomisë ndërsa Vlladimir Llazovski, aktori i teatrit për fëmijë dhe të rinj do të jetë zëvendës ministër i Kulturës./Telegrafi/