LAJMI I FUNDIT:

Mbahet seanca e pestë e Kuvendit të Maqedonisë, këto janë temat që do të diskutohen

Mbahet seanca e pestë e Kuvendit të Maqedonisë, këto janë temat që do të diskutohen

Në Kuvendin e Maqedonisë duhet që të mbahet mbledhja e pestë. Në rend dite është nisma qytetare e 217 personave për sjellje e Ligjit për marrëdhënie pune, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, në rend dite janë edhe Propozimi për ndërprerjen e mandatit të anëtarëve të Komisionit për barazvlerësimin e politikave ndëshkuese, si edhe Raporti vjetor i punës së Këshillit shtetëror për parandalimin e delikuencës te fëmijët dhe për gjendjen në sferën e të drejtave të fëmijëve dhe delikuencës së fëmijëve në vitin 2015.

Deputetët duhet të shqyrtojnë edhe Raportin për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2016, Raportin vjetor për punën e Komisionit shtetëror për vendimmarje të shkallës së dytë në sferën e mbikëqyrjes inspekcionale dhe procedurës për kundërvajtje në vitin 2016, Raportin vjetor për punën e Komisionit shtetëror për vendimmarje në procedurë administrative dhe procedurë në marrëdhënie pune në nivelin e dytë në vitin 2016, si edhe Raportin vjetor për punën e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale për vitin 2016./Telegrafi/