LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Drita prezanton Astrit Fazliun

Zyrtare: Drita prezanton Astrit Fazliun

Klubet në Kosovë i kanë filluar blerjet për edicionin e ardhshëm.

Përveç Trepçës ’89 dhe Prishtinës që do të luajnë në Evropë dhe i kanë filluar përforcimet, edhe Drita e Gjilani po bën të njëjtën gjë.


Sot klubi gjilanas e ka prezantuar sulmuesin e njohur Astrit Fazliu.

Fazliu gjatë prezantimit

“Ish-futbollisti i Partizanit të Tiranes dhe së fundmi Flamurtarit të Vlorës vishet bardhekaltërt .Pas një eksperience katër vjeçare ne kampionatin shqiptar ai tashmë ka vendosur të rikthehet në Kosovë dhe t’i bashkohet projektit tonë”, shkruhet në komunikatën e klubit.

Fazliu kishte edhe disa oferta në klubet e tjera, por në fund e zgjodhi projektin e Dritës. /Telegrafi/