LAJMI I FUNDIT:

Sfarqa jep versionin e tij të humbjes së LAA-së në Ferizaj

Sfarqa jep versionin e tij të humbjes së LAA-së në Ferizaj

Rezultatet preliminare të KQZ-së e nxjerrin koalicionin LAA të tretin në Ferizaj, me rreth 12,600 vota. Më 2014, LDK-ja e vetme kishte pasur 13,970 vota, ndërsa AKR-ja 1,364 vota.

Për kreun e Komunës, Muharrem Sfarqa, rënia e koalicionit LDK-AKR-Alternativa është ndikuar nga mungesa e Adem Salihajt në listën për deputet.

“Në Ferizaj Vetëvendosja ka pasur shtatë kandidatë për deputetë dhe 3tre tjerë që kanë pasur lidhje me Ferizajn. P.sh. Dardan Sejdiu është i lindur në Ferizaj, ndërsa ne si LDK i kemi pasë tre kandidatë, e me koalicion i kemi pasë pesë. Mendoj që është dashtë me pasë ma shumë kandidatë LDK-”, tha Sfarqa për KALLXO.