LAJMI I FUNDIT:

Anton Berisha i AAK-së, thirrje Vetëvendosjes për bashkëqeverisje

Anton Berisha i AAK-së, thirrje Vetëvendosjes për bashkëqeverisje

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha ka thënë se pjesëmarrja e Vetëvendosjes në qeveri është në të mirën e vendit.

Berisha ka theksuar se ende vazhdon të ketë rezerva ndaj ideologjisë dhe diskursit të VV-së, por në të njëjtën kohë ai ka shprehur publikisht dhe privatisht vlerësimin për komeptencen e tyre profesionale, arsimore dhe për artikulimin e tyre në temat jetike për funksionimin e shtetit.


Postimi i plotë:

Ashtu siç kam thene dje, politika duhet t’i pergjigjet kerkeses se qytetareve per te ndertuar institucionet e vendit.

Eshte e vertet se une kam pasur e vazhdoj te kem rezerva ndaj ideologjise dhe diskursit te VV-se por ne te njejten kohe kam shprehur publikisht dhe privatisht vleresimin per kompetencen e tyre profesionele, arsimore dhe per artikulimin e tyre ne temat jetike per funksionimin e shtetit.

Eshte koha, qe besimin qe e kane marr nga qytetaret ta shndrrojne ne benifit per Kosoven. Nese ata brenda vetes si figure qendrore kane Rexhep Selimin, pse ata nuk mund te bashkepunojne me Ramush Haradinaj.

Pjesemarrja e VV ne qeveri eshte ne te miren e vendit. Ne fakt, çasje e tyre profesionale dhe kompetente do te ndihmonte dikasteret perkates por ne te njejten kohe do te ‘detyronte’ edhe koalicionin PAN qe emerimet t’i bej konkurruese e jo si deri tash me kritere militantizmi. Me rendesi eshte qe shteti i Kosoves te udhehiqet me vullnet te mire dhe profesionalizem pavaresisht perkatesise partiake.

Kosova eshte lodhur nga lojerat politike dhe militantet, eshte koha per te menduar per shtet. Ne fund te fundit ashtu e kam lexuar fjalen e sovranit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori