LAJMI I FUNDIT:

Simiqi i Listës Serbe shpalos planet e këtij subjekti – pra, të Serbisë!

Simiqi i Listës Serbe shpalos planet e këtij subjekti – pra, të Serbisë!

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë sot në veri të Mitrovicës se subjekti që drejton, të dielën, më 11 qershor, ka realizuar një qëllim të madh politik duke fituar nëntë nga 10 vendet e rezervuara për serbët, transmeton Telegrafi.

Simiq ka thënë se Lista Serbe ka marrë mbi 40 mijë vota, duke shënuar një rekord të ri.

Ai ka shtuar se në Parlamentin e ardhshëm të Kosovës do të kenë mjaftë deputetë për të ndaluar ndryshimet e Kushtetutës së Kosovës, “ndryshimet e kufijve të shtetit tonë” (pra, Serbisë – v .j.) dhe ndalimin e formimit të, siç thotë ai, “të së ashtuquajturës Ushtri e Kosovës”. /Telegrafi/