LAJMI I FUNDIT:

Video-skandali i radhës në futbollin kosovar, kështu u kurdis ndeshja (Video)

Video-skandali i radhës në futbollin kosovar, kështu u kurdis ndeshja (Video)

Të gjithë e patën vëmendjen te ndeshja e shumë përfolur Besa-Trepça (3:1), por askush nuk mendoi për gjysmëfinalen e Kupës ndërmjet këtyre dy skuadrave

Opinioni kosovar i futbollit gjatë këtij edicioni është shokuar me trukimin e disa ndeshjeve, një prej të cilave (Besa-Trepça) është dërguar edhe në Prokurorinë e Kosovës, e cila ka marrë edhe verdiktin e saj pasi ajo është regjistruar në FFK me rezultatin e arritur në fushë, 3:1, për skuadrën mitrovicase.

Me këtë rast në “bankën e të akuzuarve” qenë ulur tre futbollistë të skuadrës pejane: Arben Beqiri, Fatmir Rexha dhe Vigan Gutiq. Ndërkohë, trajneri i skuadrës pejane, Astrit Imami, në prononcimet e tij për mediat kosovare pati deklaruar se që të tre futbollistët janë plotësisht të pafajshëm dhe se ata në asnjë mënyrë nuk kanë qenë pjesë e, siç thuhet, trukimit të kësaj ndeshjeje.


Por, larg vëmendjes së opnionit kosovar të futbollit ka qenë një ndeshje tjetër e po këtyre dy skuadrave, Trepçës dhe Besës e zhvilluar në Mitrovicë, e cila i takon gjysmëfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës, e që kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2:2, raporton Sportali.net.

Ndërkohë, ndeshja kthyese e zhvilluar në Stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë kishte përfunduar me rezultat 6:0 në të mirë të skuadrës pejane. Por, Sportali.net zbulon se ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë, më 29 mars, nuk kishte pasur rrjedhë normale pasiqë burimet tona bëjnë të ditur se takimi do të duhej të përfundonte me rezultatin 2:2, gjë që edhe ka ndodhur.

Ndërkohë, futbollistët e Trepçës assesi nuk kanë dashur të pranojnë që ndeshja të humbej, derisa ata kishin pyetur se kush do t’i marrë paratë e Kupës.

Më pas Trepça, për befasinë e të gjithëve, kishte arritur që të fitonte ndaj Besës me rezultat 3:1 në ndeshjen kampionale të Superligës së Kosovës.

Burimi ynë akuzon drejtpërdrejtë kryesinë e Trepçës e cila, sipas tij, saktëson se ndeshja do të duhej të përfundonte me rezultat 2:2 pasi ata mendojnë se Trepça do të përfitonte materialisht nga Besa dhe bastoret sportive.

Po i njëjti burim vazhdon të theksojë se pas asaj dite kryesia nuk e ka vizituar asnjëherë skuadrën, ndërkohë thotë se futbollistët kanë stërvitur edhe në temperatura prej 40 gradësh, përderisa futbollistëve nuk u kanë ofruar as ujë.

I njëjti poashtu e quan të pafajshëm trajnerin Fidaim Haxhiu, i cili, sipas tij, ka qenë përkrahësi kryesor që Trepça të luajë në finale, madje pa kurrfarë interesi. Po kështu, ky burim nuk di se kush i mori paratë të ndeshjes së trukuar, duke konsideruar se ata me këtë rast janë mashtruar.

Për lexuesit e Sportali.net. sjellim bisedën e burimit tonë me trajnerin, Fidaim Haxhiun, e cila zbulon detaje tjera rreth ndeshjes në fjalë.

Poashtu Sportali.net ka siguruar edhe një video ku trajneri Haxhiu u drejtohet futbollistëve të tij përderisa në këtë video dëgjohet edhe zëri i një tifozi, i cili kërkon llogari nga trajneri për tre ndeshje të humbura radhazi nga “xehetarët”, me të cilat Trepça do t’i ikte barazhit.

Në fund, burimet tona kanë saktësuar se janë të gatshëm që të dëshmojnë si në FFK, poashtu edhe në Prokurorinë e Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Kalo në kategori