LAJMI I FUNDIT:

Fakte të ndërhyrjes së Serbisë në zgjedhjet në Kosovë: Serbët kërcënohen nëse nuk i bashkohen Listës Serbe (Audio)

Fakte të ndërhyrjes së Serbisë në zgjedhjet në Kosovë: Serbët kërcënohen nëse nuk i bashkohen Listës Serbe (Audio)

Serbia është duke futur tmerr dhe frikë te të gjithë Serbët e Kosovës që janë përkrahës të Partisë së Pavarur Liberale të Sllobodan Petroviqit, të cilët nuk do ta votojnë Listën Serbe që është e kontrolluar drejtpërdrejt nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Ndërhyrja direkte e shtetit të Serbisë në zgjedhjet në Kosovë tashmë është e argumentuar.

Radio Televizioni i Kosovës, përmes burimeve të veta në Policinë e Kosovës, ka siguruar audio incizime ku dëgjohen qartë kërcënimet dhe presionet e organeve të sigurisë të shtetit serb derisa ua bëjnë anëtarëve të Partisë së Pavarur Liberale të Sllobodan Petroviqit.


Në këto incizime dëgjohen biseda ku pjesëtarë të organeve të sigurisë së Serbisë u japin ultimatum anëtarëve të Partisë së Petroviqit që menjëherë të largohen nga kjo parti ose në të kundërtën duhet menjëherë të lëshojnë vendet e punës, duke i detyruar që të nënshkruajnë edhe vendimet për largim nga puna. Pavarësisht se të kërcënuarit ishin në vend pune në Republikën e Kosovës, vendimet për largimin e tyre nga puna ishin të hartuara nga Qeveria e Serbisë.

Në marrjen e këtyre vendime për largimin nga puna të këtyre personave që i përkasin Partisë së Petroviqit, përmendet zëvendësi i Marko Gjuriqit, Millan Rangjelloviq, një Zvonko që në bazë të bisedës duket se bëhet fjalë për Zvonko Veselinoviqin, si dhe ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq. Të gjitha këto biseda të zyrtarëve qeveritar të Serbisë janë bërë nëpër zyrat e serbëve të përjashtuar nga puna në Republikën e Kosovës, që është ndërhyrje direkte e Serbisë në procesin zgjedhor në Republikën e Kosovës, duke e kërcënuar kështu edhe sovranitetin e vendit tonë.

Bisedë mes Zyrtarëve të Qeverisë Serbe dhe udhëheqësit e të njësisë së shoferëve në njërën nga ndërmarrjet publike në Kosovë.

Pjesëtari i Qeverisë së Serbisë: Për shkak të performancës së dobët në punë, i emëruar në vend të shefit të vozitësve.

Punëtori (përkrahës i SLS): Si keni ardhur deri në përfundim në këtë performancë të dobët në punën time. Vetëm dua ta di nëse ky vendim për largimin tim nga pozita ka të bëjë për shkak se është ndërruar pushteti, ngase unë kam qenë në parti tjetër. Ky vendim është politik dhe është më se e qartë dhe tani s’kanë çka tjetër të gjejnë dhe të ma ndërrojnë pozitën. A është kështu?

Pjesëtari i Qeverisë së Serbisë: Tani po flasim në mënyrë shoqërore, se urdhri ka ardhur nga lartë për me marrë këtë vendim për shkarkim, por vendimi duhet te duket në mënyrë ligjore.

Punëtori (përkrahës i SLS): A mundem tani ta marrë që ta lexojë vendimin?

Pjesëtari i Qeverisë së Serbisë: Jo, më duhet njëherë ta protokollojë, mandej mundesh me marrë me vete.

Punëtori (përkrahës i SLS): Si t’ua shpjegojë stafit pse është marrë vendim të më largojnë nga puna? Ky vendim është nga Bane (Branimir Stojanovic) me siguri.

Pjesëtari i Qeverisë së Serbisë: Mendoj se në Banen thirren shumë njerëz, ndoshta ndokush i jep urdhra edhe atij që duhet t’i zbatojë.

Bisedë mes Zyrtarëve të Qeverisë Serbe dhe të punësuarit serb njërën nga ndërmarrjet publike në Kosovë.

Pjesëtari i Qeverisë së Serbisë: Që nga nesër nga ora 12:00 nëse nuk largohesh nga lista e SLS (Partia Liberale Serbe) duhet ta largojmë nga puna. Si duhet ta argumentoje këtë unë nuk e di dhe ata me kanë thënë se do t’i marrin të gjitha faktet qe punon ne PTK. Unë e kam ftuar Zvonkon dhe nuk kam dashtë që përmes telefonit ta bëjmë këtë, por të shihemi njëherë.

Punëtori (përkrahës i SLS): Ju thuani drejtorit!

Pjesëtari i Qeverisë së Serbisë: Jo, jo ne asgjë nuk do t’i themi, vetëm do t’ia transmetojmë që t’i tërhiqesh.

Punëtori (përkrahës i SLS): Si te doni ju por, unë pas kësaj bisede do shkojë në polici dhe do t’u them se me keni kërcënuar, që po më largoni nga puna. Unë do t’ju paraqes juve dyve.

Pjesëtari i Qeverisë së Serbisë: Lirisht mundesh me na paraqite. Po të them diçka në katër sy: mu me kanë drejtuar që ta them këtë, e ke numrin e telefonit të drejtorit gjeneral, thirre.

Punëtori (përkrahës i SLS): Kjo është mjaft kontradiktore që t’i urdhërosh njerëzit se si duhen ata politikisht të orientohen.

Bisedë mes Zyrtarëve të Qeverisë Serbe dhe të punësuarës malazeze nga Peja në njërën nga ndërmarrjet publike në Kosovë.

Pjesëtari i Qeverisë së Serbisë: Znj. Slagjana, në takimin e fundit më kanë thëne që i ke tri mundësi të zgjidhesh, dikush ka thënë, e din shteti ka thënë.

Punëtorja nga Peja (përkrahës i SLS): Cili Shtet ? A ka ai ndonjë emër dhe mbiemër. Vjen dikush dhe thotë që është shteti?!!!

Pjesëtari i Qeverisë së Serbisë: Ai është nga zyra për Kosove dhe Metohi, konkretisht zëvendësi. Ata e dine te gjithë kush janë jashtë Listës Serbe. Më kanë dhënë urdhër ose me të bind që të tërhiqesh nga lista (SLS) ose do të largohesh momentalisht nga puna. Milan Rangjelloviq, zëvendësdrejtor i zyrës për Kosovë (zëvendës i Gjuriqit), ka dhënë urdhër shefit tënd që të të largojë nga puna. Ne e dimë që nuk kemi të drejtë të largojmë nga puna, sepse nuk kemi bazë ligjore. Tani po flas sikur motrës sime: ti mundesh të na paditësh në gjykatë ku procedura të jetë rreth tri vite.

Punëtorja nga Peja (përkrahës i SLS): Tri vite nuk do marrë rrogë dhe tani do te fitoj ne gjyq. Nëse shteti deri atëherë nuk e ndërron ndonjë ligj ose rregullore?! Ti sikur jurist, ti e njeh ligjin, apo jo? Kjo që po bëni dhe po thuani është shkelje ligjore, e dënueshme 3-7 vite burg.

Pjesëtari i Qeverisë së Serbisë: Shteti (Serbia) mundet gjithçka të bëjë!

Punëtorja nga Peja (përkrahës i SLS): Po shteti si shtet e ka edhe Kushtetutën ku mundem te ankohem.

Pjesëtari i Qeverisë së Serbisë: Mirë.

Për kërcënimet dhe presionet e organeve të sigurisë të shtetit serb që po ua bëjnë anëtarëve të Partisë së Pavarur Liberale ka folur dje edhe kryetari i kësaj partie Sllobodan Petroviq. Petroviqi ka thënë se shumë njerëz janë kërcënuar dhe shumë kanë mbetur pa punë për shkak të presioneve dhe kërcënimeve të disa njerëzve që siç thotë ai nuk ia duan të mirën komunitetit serbë në Kosovë. Lidhur me kërcënimet që po u bëhen pjesëtarëve të komunitetit malazezë nga organet e sigurisë së shtetit serb ka reaguar përmes një deklarate edhe Unioni Malazezë.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori