Vajza e dikujt? Bukuroshja e ndokujt? Apo ajo prostituta e damkosur në mediat sociale kur femra ngre zërin? Rruga e femrës politikane në Kosovë është e shtruar shpesh me gjemba.
Kosova krenohej me presidenten e parë femër, Atifete Jahjagën; në qeveritë e Kosovës kanë kontribuar po ashtu disa ministre femra; edhe në institucionet e shtetit i gjen femrat kosovare, pavarësisht se ato me funksion drejtues duhet t’i kërkosh me llupë. Kosova praktikon një kuotë të 30 për qind të përfaqësimit të gruas në listat zgjedhore partiake e 30 për qind detyrim ligjor për përfaqësimin e gruas në Kuvendin e Kosovës. A mund të ankohesh në këto kushte se femrat nuk i kanë punët mirë në politikën kosovare?
Gratë aktive në politikë njohin një realitet tjetër.
“Të jesh femër në politikën kosovare nuk është një sfidë e lehtë; të duhet të jesh tri herë më e fortë se burrat”, thotë kandidatja për deputete e PDK-së, Ganimete Musliu.
Ndërsa, Ariana Qosaj nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillimeve të Politikave, KIPRED, pohon se është kuptuar rëndësia e pjesëmarrjes së grave në politikë. Megjithatë, është e bindur se “pa obligimin ligjor të 30-përqindëshit, të përfshirjes së grave në politikë me kuotë, ne nuk do ta kishim as këtë pjesëmarrje në Parlamentin e Kosovës”.
Kjo kuotë është plotësuar edhe këtë vit në listat partiake për zgjedhjet e përkohshme parlamentare më 11 qershor në Kosovë, por kandidatja e PDK-së, Ganimete Musliu, kritikon faktin që “asnjëra nga partitë nuk e ka tejkaluar 30-përqindëshin,” megjithëse me fjalë thonë se sa e rëndësishme është rritja e pjesëmarrjes së gruas në politikë”.
“Nuk kemi kushte fer që një grua të garojë e barabartë me burrat; është si t’i vësh asaj një thes në kurriz e t’i thuash garo. Gratë mbeten më të sfiduara; ato janë më pak të përfaqësuara se burrat në institucione publike. Politika kosovare dominohet nga burrat; ata i udhëheqin partitë politike; vendimet kryesore nuk merren në suazat e institucioneve publike, por shpeshherë nëpër kafe, nëpër vende ku gratë janë më rrallë prezentë pasditeve”, thotë Ariana Qosaj teksa shton se partitë duhet të punojnë më shumë për respektimin jo thjesht të kuotës, por të ligjit të barazisë gjinor të miratuar në vitin 2015 që kërkon përfaqësimin e gruas mbi bazën e paritetit.
Grave në Kosovë nuk u mungojnë vetëm rrjetet e lidhjeve për të ecur përpara. Sipas një studimi të Institutit Kombëtar Demokratik në Kosovë (NDI) të vitit 2015, “partitë shpesh gratë nuk i marrin seriozisht si anëtare, udhëheqëse apo kandidate. Shumë shpesh partitë i rekrutojnë gratë sa për të përmbushur kërkesat minimale ligjore për kuotat”!.
Vlejnë për gruan në politikë kritere të tjera për të ngjitur shkallët e karrierës?
Gratë politikane thonë se ende shoqëria patriarkale në Kosovë ushqen stereotipat gjinorë. Perceptimit për femrën në Kosovë, si gjinia e butë dhe e bukur, nuk i shpëtojnë as politikanet. Mediat në Kosovë po ashtu i kushtojnë vëmendje pamjes së jashtme, veshjes së femrave në Parlament, një vëmendje që nuk i jepet në këtë formë burrave. Një fenomen të tillë e konstaton edhe Qosaj.
“Shpesh, tek femrat shihet aparenca dhe jo se ajo çfarë kanë dhënë vërtet si kontribut. Fatkeqësisht, seksizmi i pranishëm e bën femrën objekt. Ajo nuk matet me punën.”
Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në qeverinë e fundit ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë. Perceptimin për femrën ajo thotë se duhet ta ndryshojnë vetë femrat.
“Ato të parin aset duhet të kenë mendjen, karakterin e fortë. Nëse ne e perceptojmë veten si dekor të institucioneve, të tilla edhe do të trajtohemi. Ne vetë mund ta ndryshojmë këtë seksizëm. Duhet ta bindim me punë shoqërinë pse jemi aty”, thotë Bajrami, nënë e dy vajzave. “Nëse ne shfaqemi sensitive, kjo na bën cak të sulmeve. Ne jemi gjinia e butë, por jemi gjinia e pakorruptuar”.
Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se paragjykimet i ka thyer guxim, dije dhe vullnet.
“Unë i inkurajoj të gjitha vajzat dhe gratë që të jenë pjesë aktive e shoqërisë”, thotë ajo.
Një pengesë tjetër në rrugën e gruas që të jetë pjesë aktive e shoqërisë në Kosovë është edhe mungesa e mbështetjes nga ana e familjes.
“Ende gratë nuk e kanë sa duhet mbështetjen e familjes, rrethit, apo edhe grave të tjera,” thotë Hykmete Bajrami.
E, nëse femra kosovare arrin të kalojë të gjitha këto pengesa e të ngjitet në poste politike, si person publik ajo përballet shpesh me rrezikun e fyerjeve dhe sharjeve të rënda në rrjetet sociale. Nuk ka ndonjë studim nëse janë femrat ato që përballen më shumë se meshkujt me fyerjet e tilla, por Ariana Qosaj thotë se është e vërtetë që “sidomos tani, në fushatën zgjedhore, është shtuar gjuha e fyerjeve ndaj femrave politikane”.
Gjysma e popullsisë në Kosovë përbëhet nga femrat, e megjithatë rruga e tyre për t’u ngjitur në politikë ka shumë më tepër gurë përpara. Politika kosovare dominohet nga meshkujt. Shumë herë gratë dinë që edhe me gurët që u pengojnë rrugën, të ndërtojnë diçka të bukur. Por, për të hequr të gjithë këta gurë është edhe më e nevojshme ndihma e gjysmës tjetër – e meshkujve të Kosovës. /DW/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje