LAJMI I FUNDIT:

Falen në heshtje

Falen në heshtje

Njerëzit më të përfolur në muajt e fundit në Kosovë, të përfshirë në videoxhirimin që kishte të bëjë me kurdisje, kanë shpëtuar për mrekulli.

Gjyqtarët Bajram Gashi e Edmond Zeqiri, trajneri Ismet Munishi dhe personi zyrtar i FFK-së, Ali Ajeti, asnjëherë nuk ishin dënuar për kurdisje. Por Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) tashmë ua ka falur, përkatësisht ua ka zbutuar në maksimum edhe disa dënime që vetë ua kishte shqiptuar për shkelje të një kodeksi. Vetëm Ismet Munishi jep sqarime për “Zërin”, por jo edhe FFK-ja dhe përfituesit tjerë nga kjo “falje e fshehtë”.

Ishin në qendër të kritikave me javë e muaj, por më në fund edhe për ta arrijnë ditët e mira. Protagonistët e videoskandalit të shumëpërfolur në Kosovë, Ismet Munishi, Bajram Gashi, Ali Ajeti e Edmond Zeqiri, mund të ndihen më të çliruar.


Ata akuzoheshin për kurdisje të një loje të vitit të kaluar ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, gjë që e konfirmonte Bajram Gashi dhe akuzoheshin se të njëjtën gjë kanë tentuan ta bëjnë sërish sivjet për shkak se videoxhirimi ishte bërë në një takim të tyre vetëm pak ditë para lojës tjetër ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, në të cilën Munishi do të duhej ta drejtonte ekipin gjilanas, kurse Gashi do duhej ta referonte lojën. Sidoqoftë, me kalimin e ditëve u kalua edhe rasti që në gjithë Kosovën u konsiderua “skandal tronditës”, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk i dënoi për kurdisje, sepse tha se nuk kishte fakte. Por i dënoi për diçka tjetër, për shkelje të Kodeksit të Mirësjelljes, i cili nuk lejon takim ndërmjet trajnerëve dhe referëve para dhe pas ndeshjeve.

Vëzhguesi i FFK-së, Ali Ajeti, i cili është vëllai i Lidhjes Rajonale të Prishtinës, Ismail Ajetit, ishte dënuar me dy vjet mosdelegim nëpër ndeshje futbollistike. Gjyqtari Bajram Gashi ishte dënuar me një vit mosreferim, kurse Edmond Zeqiri ishte ndëshkuar me gjashtë muaj mosreferim. Me gjashtë muaj ishte dënuar edhe trajneri Ismet Munishi.

Por të gjithë këta kanë gjetur “rahmet” te FFK-ja. Shtëpia e futbollit kosovar është treguar goxha e falshme për të lartpërmendurit, pasi edhe ato dënime që ua kishte shqiptuar, ua ka zbutur në maksimum.

Burimet e gazetës “Zëri” kanë treguar se të dënuarve u janë përgjysmuar dënimet. Ajo çka është për të çuditur është vendimmarrja në fshehtësi dhe mospublikimi i faljes së dënimeve.

Gazeta “Zëri” e ka kontaktuar Afrim Prekazin, kryetarin e Komisionit për Ankesa, Shkalla e Dytë, pranë FFK-së. Por ai nuk ka folur rreth kësaj çështjeje, duke u arsyetuar se e ka të ndaluar deklarimin për medie.

Në anën tjetër as përfituesit nga falja e dënimeve nuk kanë folur rreth kësaj çështjeje. “Zyrtarisht nuk kemi marrë asnjë vendim. E kemi bërë ankesën në shkallën e dytë, njoftim nuk kemi marrë”, tha Ajeti.

I vetmi që ka folur është Ismet Munishi, i cili njihet për deklarimet e sinqerta të tij dhe korrektësinë. Munishi konfirmoi për “Zërin” se dënimi i është përgjysmuar, kështu që thuajse prej fillimit të edicionit të ri do të jetë i gatshëm për t’i prirë ndonjë ekipi në Superligë.

“Unë e kam marrë një informatë që m’i kanë hequr tre muaj nga gjashtë sa kisha dhe tash vetëm tre muaj jam i dënuar. E ka parë të arsyeshme Komisioni ta zbusë dënimin, ne jemi dënuar në bazë të etikës, pasi mediumet e kanë bërë të madhe, kurdisje, trukime. Ma merr mendja që është vendim i drejtë që i kanë hequr tre muaj”, tha Munishi për “Zërin”.

“Shumë kollaj mund të ndodhë që nga fillimi i sezonit të ardhshëm të jem në krye të ndonjë klubi, megjithëse kam oferta nga jashtë vendit, goxha larg nga këtu, por do ta shoh. Ndoshta duhet të rri këtu trajner edhe pak dhe ta marr licencën profi dhe të vazhdoj jashtë. Me licencën që e kam për momentin kam pasur oferta vetëm si zëvendëstrajner, dhe kjo pozitë nuk më përshtatet fort”, u shpreh ish-futbollisti i njohur, i cili në fillim të karrierës si trajner ka fituar titull kampioni. /Zëri/

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Ligat tjera
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

La Liga
I jashtëzakonshëm Xherdan Shaqiri – shkëlqen me het-trik në fitoren e Baselit në kampionat

I jashtëzakonshëm Xherdan Shaqiri – shkëlqen me het-trik në fitoren e Baselit në kampionat

Ligat tjera
Kalo në kategori