Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në partneritet me Demokracia në Veprim (DnV) mbajti tryezën “Drejtësi zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”, ndërsa u nënshkrua marrëveshja mes institucioneve relevante mbi procesin zgjedhor.
Kjo marrëveshje ka bërë bashkë Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Prokurorinë, Policinë, Komisionin Qendror Zgjedhor dhe Panelin Zgjedhor për ankesa dhe parashtresa.
Kjo me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe zbatimit të procedurave për shkelësit e Ligjit mbi zgjedhjet dhe sigurimit të votës së lirë, të drejtë dhe demokratike.
Shpend Emini, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokraci për Zhvillim, tha se drejtësia në zgjedhje është një faktor i rëndësishëm në procesin zgjedhor për të siguruar të drejtën e votës si të drejtë themelore, e cilat duhet të ushtrohet në mënyrë të lirë dhe pa pengesë.
Një vend demokratik duhet të sigurojë mundësinë që qytetarët e tij të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve që janë të lira, të drejta dhe të ndershme.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, theksoi rëndësinë e procesit demokratik zgjedhor.
Qytetarëve duhet të ju mundësohet që të votojnë në mënyrë të lirë, duke mos u manipuluar apo të detyruar për të votuar. “Kjo është baza kryesore e zhvillimit të një procesi demokratik”, tha ai.
Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve theksoi se kjo është hera e tretë që organizohen zgjedhje të parakohshme dhe se kjo është një sfidë e madhe për institucionin për t’u organizuar në mënyrën sa më të mirë.
Po ashtu numri i madh i vëzhguesve të akredituar është kusht për të mos lejuar manipulimin të votave.
Në anën tjetër, Laura Pula, koordinatore Nacionale për Zgjedhje nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, tha se puna e tyre ka për qëllim që t’i ndjek penalisht të gjithë ata që kanë për qëllim dëmtimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve.
“Poashtu gjatë kësaj jave kemi qenë në shumicën e komunave të Kosovës për të sensibilizuar opinionin rreth sanksioneve që ndodhin në rast të mos respektimit të procesit zgjedhor”, tha ajo.
Naim Rexha, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Operacioneve nga Policia e Kosovës tha me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme ata kanë monitoruar pjesën e fushatës dhe do vazhdojnë në ditën e zgjedhjeve.
Hasim Sogojeva, nga Këshilli gjyqësor i Kosovës tha se gjatë 24 orëve në ditën e zgjedhjeve do të ketë gjykatës kujdestarë që në mënyrë sa më të shpejtë t’i adresojnë të gjitha çështjet e ngritura nga terreni.
Mul Desku, kryesues i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i bëri thirrje qytetarëve që të i paraqesin të gjitha ankesat e tyre tek paneli i tyre në mënyrë që çdo parregullsi të lajmërohet dhe të adresohet nga ana e institucioneve të drejtësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles