Shumica e njerëzve mendojnë se vetëm personat me diabet kanë nivele të larta të sheqerit në gjak. Por, kjo nuk është e vërtet!
Çdo person mund të vuajë nga kjo dukuri dhe mund të mos e vëreni dëmin që mund t’ia shkaktoni vetes në sistemin nervor, enë të gjakut dhe organe, transmeton Telegrafi.
Prandaj, për të shmangur një dukuri të tillë, Telegrafi ju sjellë disa shenja paralajmëruese se jeni duke e tepruar me sheqer:
Vazhdimisht ndjeni uri
Nivelet e larta të sheqerit e parandalojnë glukozën të futet nëpër qeliza. Si rezultat i kësaj, trupi nuk merr energji dhe kërkon ushqim vazhdimisht – cikël vicioz.
Gojë e tharë dhe etje e tepërt!
Goja e tharë dhe etja e tepërt janë reaksione të humbjes së lëngjeve. Hipotalamusi, i cili e vlerëson nivelin e dehidratimit dhe e shkakton etjen, dërgon shenja në tru. Normalisht, ju nuk mund të refuzoni të pini, por është më mirë nëse zgjidhni ujë në vend të çajit pa sheqer.
Lodhje e tepërt
Me nivele të larta të sheqerit në gjak, trupi është i paaftë të absorbojë glukozën siç duhet. Energjia shfrytëzohet në mënyrë jo efiçiente dhe qelizat trupore nuk e marrin energjinë të cilën u duhet. E gjitha kjo shpie në faktin se njerëzit shpeshherë ndjehen të lodhur pa ndonjë arsye.
Urinim i shpeshtë
Nëse nivelet e sheqerit janë shumë të larta, veshkat nuk mund t’i riabsorbojnë lëngjet. Prandaj, trupi, duke u përpjekur ta barazojë përqendrimin e glukozës në gjak dhe në qeliza, e shkrin gjakun me lëngje intracelulare, kësisoj e sjellë përqendrimin e glukozës në normale dhe kjo shpie në urinim të shpeshtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'