LAJMI I FUNDIT:

Spasovski shkarkon dy shefa policie dhe suspendon shumë policë (Video)

Spasovski shkarkon dy shefa policie dhe suspendon shumë policë (Video)

Alsat-M bën të ditur se ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i ka shkarkuar Shefat e Shërbimit Qendror Policor, Goran Georgievski, si edhe shefin e njësisë speciale, Mitko Peshov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq në konferencë shtypi, Spasovski bëri të ditur se grupi i punës ka punuar më shumë se një muaj për të zbardhur situatën në lidhje me natën e dhunshme të 27 prillit, kur u sulmuan deputetët e shumicës parlamentare dhe gazetarët.


Ai tha se janë marrë në pyetje shumë punëtorë policor dhe janë analizuar të gjitha të dhënat e mbledhur nga grupi i punës i formuar në muajin maj, nga ana e ish-ministrit, Agim Nuhiut.

Sipas Alsat-M, ndër të suspenduarit janë edhe 30 policë tjerë. MPB-ja vlerëson se në çështjen e sigurimit të Kuvendit, natën e 27 prillit, janë bërë lëshime në procesin e mbledhjes së informacioneve, mungesën e analizave të duhura, planifikimin e burimeve, vlerësimin e rreziqeve, zbatimin e kompetencave policore, si edhe në kryerjen e detyrave policore.

Lëshime janë bërë edhe në aspekt të sjelljes profesionale dhe etike të shërbimee policore që kanë kryer detyra para dhe gjatë dhunës në Kuvend.

Oliver Spasovski u zotua për punë profesionale, gjykim të drejtë, depolitizim të MPB-së, ndërkaq bëri të ditur se raporti përfundimtar është ”i ndjeshëm” për t’u ndarë me mediat.

Ministri i MPB-së nuk konfirmon lajmet e Alsat-M për shkarkime të dy shefave të lartëpërmendur./Telegrafi/