LAJMI I FUNDIT:

Qershori i zgjedhjeve: Shqiptarë që votojnë dy herë dhe shpresat e tropojanëve (Video)

Qershori i zgjedhjeve: Shqiptarë që votojnë dy herë dhe shpresat e tropojanëve (Video)

Bardhyl Hasanpapaj është prishtinas nga Tropoja. Ka ardhur për studime në vitin 2000. Tropojani është asistent-pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, në universitetin publik. Ndërsa, ka edhe një kompani ku punëson 24 persona.

“E gjithë ajo pjesë e popullatës andej nga Tropoja, më shpesh vijnë në Kosovë sesa në çdo pjesë të Shqipërisë, përveç Bajram Currit ku edhe ndodhen. Kosova është bërë një portë e parë nga hyjnë, e që kur është bërë autostrada, kalojnë për të shkuar në pjesë të tjera të Shqipërisë, në Tiranë e më tej”, thotë Hasanpapaj.


Lidhjet mes Kosovës dhe Shqipërisë shihen si të nënkuptueshme. Por, marrëdhënieve u bëjnë konkurrencë Maqedonia, e mbi të gjitha Serbia. Tregu shqiptar dhe kosovar, për kompanitë e të dyja vendeve ngelet ende i panjohur.

Hasanpapaj është nën ethet e dy palë zgjedhjeve dhe ndjek dy fushata. Do të votojë edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri.

“Dy shtete”, thotë tropojani, “duhet të gjejnë zgjidhje për të ardhmen”. /Top Channel/