LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi nga politika e Leposaviqit: Akuza, përleshje e plumba (Video)

Rrëfimi nga politika e Leposaviqit: Akuza, përleshje e plumba (Video)

Vrimat e plumbave janë gjithandej zyrës së kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, pas një krize të madhe mbi pronësinë e ndërtesës ku ai kryen detyrën.

E gjitha kishte ndodhur kur nga i pari i Komunës më veriore të Kosovës, ishte kërkuar të lëshonte këtë hapësirë që u tha se ishte pronë e Komunës që funksionin me ligjet e Serbisë.


Krejt situata më pas kulmoi në këto ditët e fundit me intervenime policie, kacafytje mes serbëve e rafal automatikësh, në pikë të natës, akt të cilin direkt nuk dihet kush e ka kryer, njofton Klan Kosova.

Derisa situata për pronësinë e zyrës së tij është qetësuar, Draganit i ka dalë telashe me të birin, Aleksandrin, që po garon në zgjedhje parlamentare me subjektin e quajtur Partia e Serbëve të Kosovës.

Gjendja eskaloi të dielën e kaluar kur njerëzit e PKS-së dhe Listës Serbe u përleshën mes vete për, siç u tha, ngjitjen e posterëve të partive përkatëse.

Gjithë këto ngjarje në veri kanë një prapavijë të fortë politike.

Lista Serbe, e mbështetur nga Beogradi po do që të mbetet lider në elektoratin e kësaj pakice pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Andaj e akuzon Jabllanoviqin e ri se formoi parti më direktiva të Prishtinës. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori