LAJMI I FUNDIT:

Zaev të hënën në Bruksel, do të takohet me Mogherini-n dhe Hahn-in

Zaev të hënën në Bruksel, do të takohet me Mogherini-n dhe Hahn-in

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, dhe eurokomisari për negociatat për zgjerim, Johanes Han, të hënën në Bruksel do ta presin kryeministrin e ri të Maqedonisë, Zoran Zaev për vizitën të tij të parë zyrtare në kryeqendrën evropiane, pas emërimit të tij në krye të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Mogherini dhe Hahn në takimin me Zaevin do ta përsërisin gatishmërinë e tyre për mbështetje të qeverisë së re, si dhe opozitës, në përpjekjet e tyre në mënyrë konstruktive të tregohet qëllimi i tyre i përbashkët për reforma lidhur me BE-në. Ata e ofrojnë ndihmën e tyre nga kjo pikëpamje dhe do të insistojnë në implementimin e të gjitha pjesëve të marrëveshjes së Përzhinos dhe të prioriteteve urgjente reformuese. Kjo është, gjithashtu me rëndësi thelbësore që të kthehet vendi në rrugën e tij drejtë integrimit evropian, proces të cilin qytetarët qartë e duan dhe e meritojnë”, theksoi zëdhënësja Maja Kocijançiç

Paraprakisht, në kumtesë deri te opinioni, komisari Johannes Hahn kumtoi se sërish në Shkup do ta dërgojë ekspertin e pensionuar për sundimin e së drejtës të Komisionit Evropian, Rajnhard Pribe, i cili së bashku me një grup ekspertësh të Komisionit do të duhet t’i ndihmojnë Qeverisë së re të Maqedonisë në përpjekjet për reforma./Telegrafi/