LAJMI I FUNDIT:

Spalletti niset drejt Kinës për t’u takuar me Suning, brenda javës zyrtarizimi (Foto)

Spalletti niset drejt Kinës për t’u takuar me Suning, brenda javës zyrtarizimi (Foto)

Firma mungon, por Luciano Spalletti është trajneri i ri i Interit pasi italiani ka udhëtuar drejt Kinës për tu takuar me drejtuesit e Interit.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por tashmë zikaltrit kanë emrin e ri të teknikut që do ti udhëheqë ata për sezonin e ardhshëm.

Do të jetë ish-trajneri i Romës, ai që do të drejtojë anijen e Interit, ku sigurisht objektivi kryesor  është rikthimi i skuadrës në Ligën e Kampionëve.


Planet transferuese të Spallettit dhe taktika e planifikuar e lojës
Lexo po ashtu Planet transferuese të Spallettit dhe taktika e planifikuar e lojës

Mes palëve ende nuk është firmosur asnjë kontratë, por është vetë Spalleti ai që ka deklaruar se çdo gjë është në rregull dhe se është shumë i lumtur që do të drejtojë një skuadër si Interi.

Ndërkohë drejtori sportiv i ekipeve të Suning ka dhënë vlerësimin e tij për Spalletin, duke e cilësuar atë si një personazh i cili ka kapacitetet për të arritur gjëra të mëdha, transmeton SS.

Në orët e ardhshme do të vijë dhe prezantimi i trajnerit, ku do të bëhen publike detaje nga akordi i arritur. Përsa i përket çështjes së Ivan Perisic, drejtues të klubit ziklatër, deklarojnë se nuk kanë biseduar më te, fakt që ndoshta shton dyshimet për një largim të mundshëm të kroatit.

Kandidatët që kanë shfaqur interes për të pasur në dispozicion shërbimet e sulmuesit të krahut,  nuk mungojnë. Manchester United ka ofruar 52 milionë Euro. Largimi i tij për Interin konsiderohet si i nevojshëm për shkak të fair-play-t financiar.

Italiani pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare.

Drejtori sportiv i Interit, Ausilio, do udhëtojë së bashku me Spallettin

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori