LAJMI I FUNDIT:

Vidhen mbi dy mijë euro në Gostivar

Vidhen mbi dy mijë euro në Gostivar

Dy persona të maskuar, një orë pas mesnate janë futur në një shtëpi në rrethinë të Gostivarit dhe nën kërcënim me armë zjarri kanë marrë 130 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas SPB Tetovë, në shtëpinë e L.D (47) në rajonin Fazanerija, rreth orës 1 pas mesnate, përmes derës së pambyllur, një mashkull me maskë në kokë dhe armë është futur në shtëpi dhe ka zgjuar pronaren. Duke kërcënuar atë, i ka kërkuar para. Gruaja e frikësuar nga kërcënimet ia ka dhënë paratë. Pasi ka marrë paratë, së bashku me një person tjetër të maskuar i cili e ka pritur para derës hyrës, janë futur në makinë dhe janë larguar.

Rasti është paraqitur në stacionin policorë në Gostivar, të cilët edhe kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe popunojnë për zbardhjen e rastit./Telegrafi/