Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në Samitin Brdo-Brione të vendeve të Ballkanit, i cili po mbahet në bashkëorganizim të presidentit Borut Pahor të Sllovenisë dhe presidentes Kolinda Grabar-Kitaroviq të Kroacisë.
“Është e vërtetë që, në shikim të parë, rajoni i Ballkanit duket i trazuar. Kriza politike janë parë në të gjitha vendet e rajonit. Por, në të njëjtën kohë, kemi parë fillim të zgjidhjes së këtyre krizave. E rëndësishme është se në të gjitha këto procese, ngadhënjyese po dalin opsionet e orientimit pro-perëndimor, pro NATO-s dhe pro BE-së. Në këtë unë shoh një momentum të ri në rajon, të stabilizimit politik e veçanërisht të konfirmimit të orientimit euro-atlantik të rajonit”, tha Thaçi, sipas kumtesës nga Presidenca.
Ai shtoi se është qenësore që kërkesa e Ballkanit për afrim me NATO-në dhe BE-në, të marrë përgjigje konkrete, pozitive, nga Brukseli.
“Më saktësisht, kërkojmë dialog strategjik me Brukselin. Brukseli duhet të shikojë shtetet e Ballkanit Perëndimor nga prizmi gjeo-strategjik”, theksoi Thaçi, sipas të cilit vendet e Ballkanit duhet të plotësojnë kriteret që kërkohen qoftë për të hyrë në NATO, qoftë për të hyrë në Bashkimin Evropian.
“Në këtë aspekt ne nuk kërkojmë favore nga BE-ja”, tha ai. “Jemi shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ende as nuk e kemi marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Jemi shteti i vetëm ndaj të cilit BE-ja ka qasje neutrale dhe pesë shtete anëtare të BE-se ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.
Duke folur më tej për ide të ndryshme që po promovohen për bashkëpunimin në mes vendeve të Ballkanik, Thaçi tha se rajoni i Ballkanit tanimë ka korniza për bashkëpunim.
“CEFTA ofron kornizën për bashkëpunim ekonomik dhe përafrim të tarifave doganore në mes vendeve anëtare. SEECP ofron kornizën për bashkëpunim politik, në të gjitha nivelet, në mes vendeve të Ballkanit”, pohoi Thaçi. “Shqetësuese është se këto ide nuk duken se kanë synim inkurajimin e bashkëpunimit rajonal, por janë indikator i mungesës së vizionit dhe lidershipit në BE”, vijoi presidenti.
Thaçi ndër të tjera tha se Samiti Brod-Brione gjatë viteve ka dhënë ide konkrete për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe të afrimit me Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit i dha një shtytje të re përpjekjeve të Ballkanit Perëndimor për afrim me BE-në. Ai tha se tani është koha për veprime konkrete.
“Ideja si ajo e CORE NETWORK, rrjetit të autostradave që do të lidhin kryeqytetet e Ballkanit, janë hapa konkretë që krijojnë kushte për afrim të popujve, komunikim më të mirë, shembim dhe bashkëpunim më të mirë ekonomik”, shtoi ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![MPB: Kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit nga Shkupi, i është gjetur armë dhe municion](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/06/policia-mk-380x233.jpg)
MPB: Kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit nga Shkupi, i është gjetur armë dhe municion
![“Tiroli i Jugut si model për Asociacionin” Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
“Tiroli i Jugut si model për Asociacionin” Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Gjykata Kushtetuese: Nuk ka diskriminim në vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/gjykata-kushtetuese-RMV-380x233.png)
Gjykata Kushtetuese: Nuk ka diskriminim në vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës, Erolld Musliu
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/suedi-780x439.jpg)
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
![Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-MANDLL-780x439.jpg)
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/02/Edward-Joseph-e1660076327395-780x439.jpg)
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në
![Afat pas afati, premtimet që nuk u mbajtën për rrugën Prishtinë - Podujevë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2023-08-08-120813-720x391-1-780x439.png)
Afat pas afati, premtimet që nuk u mbajtën për rrugën Prishtinë - Podujevë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?