LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja e parë e barazhit, Vllaznia e Pozhoranit sfidon Ferizajn

Ndeshja e parë e barazhit, Vllaznia e Pozhoranit sfidon Ferizajn

Ethet e barazhit tanimë kanë kapluar katër skuadrat kosovare.

Vllaznia e Pozhoranit, Dukagjini i Klinës, Ferizaj dhe Drita janë katër skuadrat që do të përballen në ndeshjen e barazhit.

Befasia më e këndshme e Ligës së Parë, Vllaznia e Pozhoranit do të përballet me Ferizajn.


Vllaznia përfundoi kampionatin në pozitën e tretë në tabelë në Ligën e Parë.

Ndërkohë, Ferizaj pas 33 javëve në elitën e futbollit kosovar përfundoi në pozitën e 10-të me 31 pikë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë dhe do të fillojë nga ora 16:00. /Telegraf/