Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale në detyrë, Arban Abrashi dhe përfaqësuesi i “Besa Fondation” dhe “GIZ”, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me të cilin synohet punësim, aftësim profesional dhe trajnim në Gjermani.
Ministri në detyrë, Abrashi tha se përmes këtyre trajnimeve në Gjermani të rinjtë mund t’i ndihmojnë shumë shtetit dhe ekonomisë së vendit.
“Është një hap i vogël i cili hap mundësinë për disa të rinj që të vazhdojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në disa fusha specifike të cilat janë fatkeqësisht fusha deficitare në Kosovë. Ne mendojmë që përmes trajnimit të tillë në Gjermani këta të rinj do të marrin përvojën dhe le të themi shkathtësitë e nevojshme që të zhvillohen vet por njëkohësisht që ato shkathtësi dhe atë përvojë ta sjellin edhe në Kosovë në këto fusha sepse mendoj që me shkathtësi dhe përvojën të cilën e marrin ën Gjermani mund të i ndihmojnë shumë shtetit të Kosovës dhe ekonomisë së Kosovës” , tha ai.
Ndërkaq përfaqësuesi i “Besa Fondation”, Ilir Seferi tha se këto trajnimeve me të rinjtë në Gjermani, do të ndikojnë edhe në ekonominë e Kosovës, sepse mund të krijohen vende të reja të punës.
“Duke u përpjekur që profesionalizimin tonë që jemi duke e zhvilluar në Gjermani ta transferojmë edhe në Kosovë. Kemi bërë një punë për njerëzit që duan të shkathtësohen profesionalisht me standarde evropiane, njëkohësisht kjo është edhe një fillim i investimeve indirekte që do të rrjedh pas 3 viteve kur studentët apo të rinjtë të cilët duan të shkollohen në mënyrë profesionale kanë mundësinë që pas kthimit të tyre të krijojnë resurse humane. Gjithashtu të investojnë dhe të krijojnë vende të lira të punës me ndihmën tonë…Bëjë apel që të gjithë të rinjtë që të angazhohen profesionalisht në mënyrë që ne të kemi resurse humane këtu sepse firmat e ndryshme gjermane në çoftë së nesër do të investojnë këtu do të duhen njerëz të cilët e dinë profesionin , njerëz të thjesht në profesionet e ndryshme”, tha Seferi.
Ndërkaq pjesëmarrës ishte edhe Veton Seferi, bashkëpunëtor teknik në këtë projekt, i cili tha se kjo marrëveshje është në të mirë të të rinjve.
“Kjo marrëveshje është në të mirë të të rinjve të Kosovës të cilët do të shkojnë në Gjermani të marrin profesione të ndryshme dhe pas tri viteve në bashkëpunim me firmat dhe bizneset gjermane të krijojnë firmat dhe kompani të vogla dhe të mesme të cilat do të krijojnë vende të reja të punës”, ka deklaruar Seferi.
Profesionet në të cilat do të mund të aftësohen profesionalisht të rinjtë në Gjermani janë inxhinieri, gastronomi, IT dhe fusha të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City