LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë të lumtur te Prishtina për Ligën e Evropës

Të gjithë të lumtur te Prishtina për Ligën e Evropës

Prishtina do të luajë në Ligën e Evropës, për herë të parë në histori jo vetëm të klubit, por edhe në përgjithësi të futbollit kosovar.

Kryeqytetasit, duhet t’u falënderohen futbollistëve të Besës, të cilët arritën të mposhtin Llapit, përndryshe, po të fitonin llapjanët, atëherë Prishtina nuk do të mund të merrte pjesë në garën e çmueshme evropiane, raporton KTV.


Kryetari i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi, e ka falënderuar Besën për favorin që ua ka bërë dhe ka theksuar se janë të gatshëm për Ligën e Evropës, pasi sipas tij, kanë lojtarë më përvojë ndërkombëtare.

Ejupi, i ka mohuar pretendimet e llapjanëve se Prishtina u ka dhënë para futbollistëve të Besës për të mposhtur Llapin.

Falënderues ndaj pejanëve, është shprehur edhe trajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi.

Ai ka thënë më tej se skuadra që po e drejton do të përballet me problemin e lëndimeve.

Por, edhe përkundër problemeve, ai është optimist se mund ta ia dalin që të paktën ta kalojnë një raund.

Arsim Thaçi planifikon që së paku 10 ditë, të përgatiten në Maqedoni si dhe t’i luajnë së paku dy ndeshje miqësore me ekipet e nivelit të rrethit të parë të Ligës së Evropës.

Për futbollistin shumëvjeçar të Prishtinës, Liridon Kukaj, pjesëmarrja në Ligën e Evropës, është diçka që e dëshironte çdo futbollistë.

Prishtina përfundoi në vendin e dytë në kampionat dhe arriti të kualifikohet në arenën ndërkombëtare si nën kampione, pasi Besa si fituese e Kupës, nuk i ka përmbushur kriteret e licencimit.

Ndryshe më 2 qershor, futbollistët e Prishtinës do të shkojnë në pushim njëjavor, për tu kthyer më pas me përgatitje intensive, pasi me 29 qershor, pritet ta luajnë ndeshjen e parë ndërkombëtare të nivelit të lartë.

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Boks
Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Boks
Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Ligat tjera
Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori